04.10.2019 - 19:45
Merr fund ankthi! Gjendet 13-vjeçarja, e cila rezultonte e zhdukur prej 4 orësh. Policia tha se vajza u rrëmbye në rrugën ‘Ndre Mjeda’ në Tiranë, nga një person i paidentifikuar.
Vajza u gjet në një qendër tregtare duke konsumuar kafe me shoqërinë.
13-vjeçarja ishte gjetur nën shoqërinë e 3 shoqeve dhe 2 shokëve, teksa pinin kafe.
Në dëshminë e saj të parë për policinë, vajza deklaroi se ishte larguar me dëshirën e saj dhe se kishte stisur historinë e rrëmbimit, pasi familja nuk e linte që të dilte me shoqërinë.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Nga New York Times
A do të vijë ndonjëherë demokracia në Siri?
"Dua Lipa, artistja që vjen nga trashëgimia e protestës"