Ka shkuar në 50 numri i nxënësve të helmuar në Postribë të Shkodrës, pasi kan konsumuar ushqim pranë shkollës.
Disa nxënës janë rikthyer në spital, për shkak se iu është përkeqësuar gjendja. Fillimisht u raportua për 19 nxënës që u paraqitën me të vjella, temperaturë dhe me marrje mendsh në spital, por situata është bërë çdo orë dhe më e rëndë.
Reagimi për ngjarjen:
Spitali Rajonal Shkodër bën me dije se lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e së enjtes, ku janë paraqitur në Urgjencë 26 nxënës nga shkolla e mesme e bashkuar Postribë me simptoma të tilla si të vjella, temperaturë, marrje mendsh. Të gjithë nxënësit kanë marrë trajtimin e menjëhershëm mjekësor në Spitalin Rajonal të Shkodrës. Në total janë paraqitur 26 raste nga ku 16 raste janë trajtuar në repartin infektiv dhe 10 raste janë trajtuar në repartin e pediatrisë.
Aktualisht 7 persona po marrin akoma shërbim në spital, 5 persona tek reparti i infektivit dhe 2 në pediatri, pjesa tjetër kanë lënë spitalin. Pacientët janë nën monitorimin e vazhdueshëm të mjekëve, duke ndjekur mjekimet e rekomanduara.