MENU
klinika

A do të jetë në Kombëtare?

Dëmtimi horror/ Ja kur rikthehet Hysaj!

07.10.2019 - 21:50

Napoli dje nuk nuk arriti të merrte një rezultat pozitiv në ndeshjen ndaj Torinos, por kjo ndeshje ishte akoma më fatale për Elseid Hysajn.

Pas dëmtimit horror që pësoi në ndeshjen ndaj Torinos, dëmtim që do të mbajë jashtë grumbullimit të kombëtares shqiptare, me Hysajn që do të humbasë ndeshjet ndaj Turqisë dhe Moldavisë, është mësuar edhe periudha sesa do të mungojë mbrojtësi shqiptar.

Për shkak të frakturës që pësoi në kraharor(thyerje e pjesshme) pas asaj përpalasjeje të fortë pas duelit ajror me Ansaldin, Hysaj do të mungojë për rreth 25 ditë duke iu referuar lajmeve që publikojnë mediat italiane.

Nëse rikuperimi shkon sipas planeve sipas të gjitha gjasave Hysaj do të jetë pjesë e Shqipërisë për dy sfidat e muajit nëntor ndaj Andorrës dhe Francës me shpresën se kuqezinjtë do të kenë ende shanse për kualifikimin në Euro 2020.