MENU
klinika

Psikologët këshillojnë

Mësimi filloi, por si duhet të sillemi me të rinjtë?

17.09.2018 - 16:41

Në ditën e parë të vitit te ri shkollor, dyert e gjimnazeve të Korçës kanë pritur rreth 700 nxënës të klasave të dhjeta. Një fluks ky mjaft i lartë krahasimisht me vitet e kaluara. Gjatë këtij viti është vënë re rritja e numrit të nxënësve që kanë zgjedhur arsimin profesional, përkundrejt atij të përgjithshëm.

Në arsimin parauniversitar ka rënë në sy diversiteti i karaktereve dhe personaliteteve të nxënësve që frekuentonin ambientet e gjimnazit për herë të parë. Për psikologët ky diversitet bëhët baza e ushqimit të konflikteve dhe nismetar për lindjen e problematikave të tilla si bullizmi apo stresi e në disa raste depresioni.

Psikologu Andi Petro , pranë Gjimnazit “Raqi Qirinxhi” , tregon se me përplasjen e karaktereve të kundërt ndodh që të krijohen konflikte mes të rinjve dhe profesorëve apo vetë nxënësve.

“Duke njohur mënyrën se si funksionon psikika e të rinjve, do të thoja së motivet kryesore të zënkave janë të dobëta dhe shpesh krijohen midis të rinjve që abuzojnë më duhanin apo alkoolin. Natyrisht shpesh lindin jashtë ambienteve të shkollës dhe mungesa e kujdesit bën që këto konflikte të rëndohen e të kalojnë në përplasje me armë të ftohta. Do të këshilloja që prindërit e tu qëndrojnë më afër fëmijëvë të tyre, t’i pyesin dhe të vënë në djeni psikologët e shkollës mbi problemet e të rinjve. Nuk përjashtoj mundësinë që shkolla të krijojë e ndërmarrë më tepër nisma me qëllim sensibilizimin e të rinjve , të thënurit NDAL dhunës dhe konflikteve .”

Bullizmi mes gjithë problematikave të tjera duket se qëndron në piedestal. Për ekspertët kjo ndosh për shkak të përplasjeve të shumta mes shtresave, personaliteteve e krahinave prej nga vijnë nxënësit.
“Në gjimnazet e Korçës tashmë është traditë prania e nxënësve nga zonat rurale po aq sa nga qyteti. E tipave të qetë të ndodhur përballë dominantëve, apo e të rinjve në kushte financiare të vështira. Situata këto të mirëpërdorura nga nxënësit me iluzionin e superioritetit.

Në mjaft raste kjo bëhët vatër për Sindromen e Stokholimit, e në këtë skenar roli i familjes dhe psikologut apo mësuesit është thelbësor . Do të doja që cdo rast i tillë të raportohej dhe të shqyrtohej nga psikologët përkatës për të mos kaluar në gjendjen e stresit apo në situate më rrezikshmëri të larte sikurse depresioni, i cili po rritet në shifra alarmante te të rinjtë e sotëm”, u shpreh Andi Petro. Tashmë me urdhërin e MASH në cdo shkollë të Korçës e jo vetëm gjendet shërbimi psiko-social i cili asiston në ndihmën psikologjike ndaj të rinjve.

Përgatiti: L.S.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Lëvizje e shtuar në Kapshticë

Emigrantët kthehen për festat e fundvitit

Korça, Tirana, Vlora e Shkodra destinacionet më të preferuara

Të huajt zgjedhin Shqipërinë për festat e fundvitit!

Nëna kërkon ndihmë nga policia

Zhduket në rrethana misterioze 16-vjeçari

150 familje mbeten pa energji elektrike

Rikthehet dëbora në juglindje të vendit