08.10.2019 - 12:13
Metropoli i veriut, Shkodra, duke filluar nga dita e sotme do të ketë një kryetar të ri të këshillit të Qarkut.
Mësohet se Hilmi Lakti do të mbajë postin e ri të Këshillit të Qarkut, ndërsa ai u zgjodh në këtë detyrë me 18 vota pro dhe një kundër.
Nënkryetar i Këshillit të Qarkut pritet të jetë Lulzim Zaraj nga radhët e Partisë Socialiste, i cili njëherësh është dhe përfaqësues i Këshillit të bashkisë Malësi e Madhe.
Kryetari i ri i qarkut Hilmi Lakti do të zëvendësojë kryetaren e mëparshme, Greta Bardeli.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Anëtarët e rinj
Konstituohet Këshilli i ri i Bashkisë të Patosit
Betohet kryebashkiaku i ri në Peqin
Konstituohet këshilli, Balla porosi të fortë kryetarit të ri
Mandati i dytë radhazi