8 tetori është afati i hyrjes në fuqi të ndryshimeve të reja në kodin penal, ku parashikohen ashpërsime të dënimeve për disa nga veprat penale si protestat me bllokim rrugësh, goditja e policëve apo dhunimi i kafshëve.
Një tjetër ndryshim është edhe ashpërsimi i dënimeve për armëmbajtjen pa leje, por avokati Saimir Visha thotë se ky ndryshim nuk i ka pasur rezultat në të kaluarën. Nga kjo e martë, kushdo që kapet me armë pa leje, bllokon rrugët me protesta, dhunon kafshët apo cënon sigurinë ushqimore do të ndëshkohet me penalitete të rënda.
8 tetori është afati i hyrjes në fuqi të ndryshimeve ligjore që parashikojnë deri në 3 vite burg për bllokim të qarkullimit, goditjes për shkak të detyrës ndaj punonjësve të policisë apo akteve të dhunës në ambiente sportive.
Ndryshimet e reja në kodin penal sipas avokatit Saimir Visha pritet ti japin zgjidhje problemit të bllokimit të rrugës, dhunës në sport apo cenimit të sigurisë ushqimore.
Visha: Ndryshimet e reja të kodit penal do të sjellin një risi. Kemi disa vepra penale që nuk ishin të njohura më parë për publikun. Një nga risitë e mëdha që solli ndryshimet e kodit kishte të bënte me bllokimin e rrugëve nacionale. Risi tjetër kemi të bëjmë me dhunën në sport dhe sa i përket ushqimeve të skaduar.
Avokati Visha deklaron se ashpërsimi i dënimit për veprën penale të armëmbajtjes nuk ka pasur rezultat as në të shkuarën.
“Nuk është pozitive ashpërsimi i masave dënimi për armëmbajtje pa leje sepse kemi që në 1993 kemi çuar 15 vjet, 10 vjet, 7 vjet. Asnjëherë ashpërsimi i masave të dënimit nuk sjell parandalimin e një vepre penale”, tha Visha.
Para miratimit për herë të dytë në Kuvend, Ndryshimet në kodin penal janë kthyer për rishqyrtim nga presidenti Ilir Meta me argumentin se disa prej dispozitave nuk garantojnë parandalimin e apo ndëshkimin e duhur.