MENU
klinika

Themelues i grupit “Cream"

Ndërron jetë bateristi i njohur ‘problematik’

08.10.2019 - 18:49

Bateristi legjendar, Ginger Baker ka ndërruar jetë në moshën 81- vjeçare.

Ai ishte një nga themeluesit e grupit britanik “Cream” dhe ndërroi jetë për shkaqe natyrore.

Djali i muzikantit ka shkruar në Twitter se baba i tij ka ndërruar jetë në paqe në spital.

Baker njihet si një nga bateristët më inovativë e me shumë ndikim në muzikën botërore dhe stili i tij karakterizohej nga një kombinim i fuqisë së zhanreve xhaz dhe rok të papërpunuar.

Sipas ‘Rolling Stone’,  si ishte një personalitet temperament dhe konfliktuoz, sjellja e të cilit në skenë shpesh shkaktonte probleme.

Grupi prej tre anëtarësh, “Cream”, performoi nga viti 1966 deri në vitin 1968,  së bashku me anëtarët e tjerë të grupit, Jack Bruce dhe Eric Clapton.

Baker u pranua në shtëpinë e të famshmëve Rock and Roll Hall of Fame në vitin 1993.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Do t’ju garantojnë një look ‘chic’

Pesë kombinime me pantallona lëkure

Urimi i këngëtares për Pavarësinë e Shqipërisë

Rita Ora ndez skenën me ritmin e muzikës shqiptare!

“Ato s’kanë ndenjur në radhë për bukë“

Bleona Qereti refuzon të krahasohet me Dua Lipën dhe Rita Orën