10.10.2019 - 08:24
Një person ka mbetur i vrarë mëngjesin e sotëm në Kavajë, ndërsa një tjetër është plagosur.
Sipas të dhënave paraprake dyshohet se krimi i rëndë ka ardhur pas një sherri të ndodhur në banesën e një gruaje.
I plagosuri dyshohet se është një polic burgu.
Policia ka nisur hetimet për ngjarjen dhe po punon për zbardhjen e rrethanave. Nuk ka ende informacion zyrtar nga policia.