“Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, mori porosi shumë të rënda nga Donald Trump, që i përcolli i dërguari special i presidentit amerikan, Richard Grenell”.
Kështu deklarojnë mediat serbe, të cilët nuk japin detaje se për çfarë porosish bëhet fjalë.
Sipas tyre, takimi mes Vuçiç dhe Grenell ka qenë shumë i vështirë. Blic.rs shkruan se Vuçiç nuk donte as të bënte deklaratë për shtyp.
Kujtojmë se Grenell, njeri i besuar i presidentit Trump, vizitoi Beogradin, disa ditë pasi mori përsipër rolin e të Dërguarit Special të SHBA-së për Kosovën. Blic.rs shkruan se “porositë që mori Vuçiç nga Grenell mbajnë peshë të madhe për Serbinë”.
“Takimi, ku u diskutua zgjidhja e çështjes së Kosovës, zgjati më shumë se një orë”, thuhet ndër tjerash në shkrimin e këtij mediumi, përcjell Telegrafi. Fakti që takimi nuk ka qenë i lehtë e ka konfirmuar edhe këshilltarja e presidentit serb, Suzana Vasiljeviç, e cila ka thënë se takimi midis Aleksandar Vuçiç dhe të dërguarit special të SHBA-së për dialogun Beograd-Prishtinë, Richard Grenell ishte shumë i vështirë.
Ajo tha se shpesh ndodh që takimet të jenë të vështira kur bëhet fjalë për Kosovën.