Valbona Selimllari (lindur me 10 Mars 1973) është kurorëzua Miss Albania në vitin 1992. Në vitin 1999 Valbona përfaqësoi Shqipërinë në Miss Globe e cila u mbajt në Riga, Letoni dhe ajo u kurorëzua si Miss Globe të vitit 1999 në mesin e të gjitha vajzat e tjera që përfaqësojnë vendet e tyre në mbarë botën.
Ishte e para miss shqiptare në një konkurs bukurie, që do të zhvillohej për herë të parë zyrtarisht në vendin tonë në vitin 1991. Valbona Selimllari apo siç shpeshherë jemi mësuar ta dëgjojmë “Bobi”, do të ishte vajza e parë që do të kurorëzohej në “Miss Albania 1991”, konkurs ky u zhvillua nën regjinë e Vera Grabockës. Po çfarë ndodhi me të pas përzgjedhjes si vajza më e bukur shqiptare, ajo vazhdoi shkollën e regjisurës, çka e kishte mjaft për zemër dhe në shumë spektakle u shfaq si asistente regjisore e Vera Grabockës.
E kemi parë prezantuese në shumë spektakle. Fitoi titullin si “Mrs Globe” në vitin 1999, ndërkohë që prej shumë vitesh është imazhi i produkteve “Deka”. Së fundmi, Valbona është shfaqur në një prej spektakleve më të fundit “Ce la vie”, ku këndon përkrah Aleksandër Gjokës.
Me një karrierë të gjatë, Selimllari nuk ka lënë pas dhe familjen e saj.
Ish-misi shprehet se është një nënë e betuar për t’iu përkushtuar për gjithë jetën fëmijëve të saj.
Ka rreth 16 vite, aq sa mosha e djalit të saj të madh, që në ambientet të ndryshme flitet se Valbona Selimllari tashmë është bërë me fëmijë. E pyetur, ajo ka refuzuar që këtë lajm ta ndajë me publikun. Gjithkujt i është dukur absurde se si për një lajm të tillë, siç është ardhja në jetë e një fëmije, të harxhosh energji pa fund që ta mbash të fshehtë, aq më tepër kur je një person publik. Madje, absurdi arrinte deri aty, sa në rrethin e gazetarëve të shkruajnë për jetën private të Valbona Selimllarit ishte kthyer në tabu, sepse ajo nuk e do në mënyrë kategorike një gjë të tillë.
Kulmi arriti kur revista “Story” publikoi rreth një vit më parë lajmin që Valbona Selimllari ishte në pritje të fëmijës së saj të tretë dhe ka shkuar në Çeki, aty ku banon e motra, për ta lindur atë. Të nesërmen e hedhjes në treg të revistës, Valbona mblodhi të gjitha revistat nga pikat e shitjes, që lajmi të mos shkonte te lexuesi.
Fustani i nusërisë, të cilin nuk e ka veshur ende
Valbona Selimllari, krahas jo-ve të pafunda dhënë mediave, për të rrëfyer më shumë për jetën e saj, në fakt një gjest bujar e ka bërë, duke na ka ofruar një imazh që të gjithë ne donim ta shikonim. Dhe ky ishte imazhi i vajzës me bukuri të përjetshme, e veshur nuse. Kjo ka ndodhur disa vite më parë, në një nga sfilatat e përvitshme që organizon “Geraldina Sposa”. Në jetën reale, Valbona nuk është bërë nuse. Kjo ishte e vërteta tjetër që Valbona zbuloi për publikun pak kohë më parë.
Një foto me fëmijët sa për të thyer akullin
Lajmit që Valbona Selimllari është nënë e tre fëmijëve në fakt i parapriu një “dekonspirim” i vogël i realizuar nga vetë ajo. Gjatë Krishtindjeve, kur në familjen e Valbonës kishte ardhur vajza, mbas dy djemve, ajo publikoi në instagram disa foto, ku tregohej Valbona së bashku me dy djemtë e saj teksa rregullonte Pemën e Krishtlindjes, por pa dhënë asnjë koment se me kë është, duke lënë të nënkuptohej se tanimë po afronte momenti për të zbuluar “sekretin e madh”.
Dedikimi i tre fëmijëve për Valbonën
Ndërsa flitet për ndjesitë e mëmësisë Valbona me këtë rast konfirmoi frazën e moderatores se e kishte provuar deri tani tri herë ndjesinë e të qenët nënë. Valbona rrëfeu se kishte dy motra dhe një vëlla, me të cilët kishte raporte të shkëlqyera dhe i donte shumë dhe kjo ishte arsyeja pse ajo nuk kishte dashur që fëmijët e saj të mos i linte pa vëlla dhe motër.
“Të jesh nënë është diçka hyjnore”, – është shprehur Selimllari.
Selimallari shfaqet në formë dhe mjaft e kuruar, deklaroi se ndihej mirë në punën që bënte, por pa dhënë detaje se ku punonte konkretisht. Përveç të tjerash, ajo pohoi se në jetë është tip i ndjeshëm, duke mos mohuar faktin që shpallja si miss në fillim të viteve ‘90 i dha jetës së saj një tjetër drejtim.
Nuk ngurroi edhe në zbulimin e detajeve të bukura për jetën, siç ishte rrëfimi i një ëndrre që kishte parë para se të shpallej miss. Në vjeshtën e vitit 2011, Selimllari iu rikthye ekranit si moderatore, me formatin “Nga e para”.
Miqtë që kanë lënë gjurmë
Krahas marrëdhënies speciale me dy motrat dhe vëllain me të cilët ka qenë e pandarë, Valbona tregoi gjatë intervistës me Sonila Meçon se cilët janë miqtë që kanë lënë gjurmë në jetën e saj, duke përcaktuar shpesh edhe destinacionin ku ajo duhej të shkonte. Emrat që Valbona përmendi, janë ikona të vërteta të televizionit, dhe ajo ka theksuar se është ndier me fat që ka qenë pranë tyre. Aty u përmendën emra si Vera Grabocka, Ardit Gjebrea, Timo Flloko dhe Adi Krasta. Por, në fakt, asnjëri prej tyre nuk u bë pjesë e programit fizikisht, por vetëm me dedikime të ndryshme, si në rastin e Fllokos, që kishte bërë një poezi.