Rajhu i Tretë nuk kujtohet vetëm se e tërhoqi botën zvarrë drejt një konflikti botërorë.
Por gjithashtu digjet në kujtimin e Holokaustit, me shumë mundësi krimi më madh kundër njerzimit që kur historia filloi të shkruhej.
Teknikat e vrasjeve në masë filluan të modeloheshin gjatë luftës. Përsoni që ishte në krye për këtë detyrës për planifikim e shkatërrimit të hebrejve në Europë ishte shefi i shërbimit inteligjent të SS-ve Rajnard Hajdrih.
Këto metoda alternative kulmuan në të ashtëquajturën Konferenca e Vansesë (në periferi të Berlinit)
Qëllimi i konferencës nuk ishte asgjë tjetër veçse dsikutimi i Zgjidhjes Përfundimtare.
Protokolli i Vansesë, dokumenti ku u regjistrua çdo gjë që u tha, trajton një informcion të dobishëm për eradikimin e hebrejve në Europë.
Hebrejtë nga çdo cep i Rajhut Gjerman do të getozoheshin, më pas deportoheshin nëpër kampe pune dhe më pas në kampe shfarosjeje, ku gazi, lodhja dërrmuese dhe uria i njohën hebrejtë me fundin e tyre.
Një seksion kyç i protokollit është si vijon:
“Nën udhëzimet e duhuara, gjatë vijimit të zgjidhjes pëfundimtare hebrejtë do të vendosen në Lindje për punë të përshtatshme. Hebrejtë e aftë fizikisht, të ndarë sipas seksit, do të vendosen në kolona të mëdha pune dhe do të dërgohen nëpër ato zona ku ka punë, gjatë së cilës pa dyshim një pjesë e madhe do të vdesin nga shkaqe natyrore.
Mbetjet e fundit do të, me që do të konsistojë nga pjesët nga resistente, do të trajtohen në përputhje me rrethanat, sepse është produkti i përzgjdhjes natyrore…”
Në protokollin e Vansesë, akti i “emigrimit” apo “evakuimit” eufemizonte depotimin dhe shfarosjen. Hajdrihu sugjeronte që hebrejtë ose do të vriteshin ose nga “shkaqe natyrale” ose nga puna e detyruar, ose nga metoda jo të përcaktuara por të kuptuara nga të pranishmit.
Disa mohues të Holokaustit pohojnë se Protokolli i Vansesë thekson një programe pune të detyruar por një plan për vrasje masive.
Por prapë nuk ka snjë dyshim që në mendjet e hirarkisë naziste qëllimi ishte mjaft i qartë.
Rober Ley, Kryetar i Frontit Gjerman të Punës, që ishte i pranishëm në konferencë, deklaroi më vonë në maj 1942 që: “Nuk mjafton vetëm ta izolojmë armikun hebre nga njerëzimi, hebrejtë duhet të shfarosen.”
Ai që e vendosi mënyrën se si hebrejtë do të eleminoheshin ishte Adolf Eichman. I cili me anë të një memorandumi ai sillet me këtë deklaratë gjatë kësaj konference:
“Programi i eutanasisë T42 ka përdorur injeksione, por në mënyrë më efektive, më efektive, një gaz monoksid karboni. Verën e shkuar urdhëruam ndërtimin e 20 kamionëve të lëvizshëm gazi. Që ridrejtonë gazin e tyre në pjesën e pasme në dhomë.
Tre kamionë të tillë janë përdorur që në muajt e fundit por në çdo kamion mund të fusësh 40-60 hebrej njëkohësisht. Sa më shumë të jenë aq më mirë funksionon…
Reichsfuhrer Hajnrih Himler më kërkoi të vizitoja një kamp në Silezinë e Sipërme, i quajtur Auschëitz, që është i mirëizoluar dhe ka akses hekurudhor.
Ne po e kthejmë atë kamp në një qëndër të madhe shfarosjeje… Ne presim të vrasim 2 500 hebrej në orë, jo në ditë, në orë.”
Pjesëtarët në Konferencën e Vansesë
SS – Obergruppenfuhrer Reinhard Heydrich (Shef i RSHA dhe Reichsprotektor i Boheisë dhe Moravisë)
Dr Josef Buhler (Përfaqësues, Qeveria e Qeverisë së Përgjithshme3)
Dr Roland Freisler (Përfaqësues, Ministria e Drejtësisë e Rajhut)
SS – Gruppenfuhrer Otto Hofmann (Përfaqësues, Zyra Qëndrore e Racës dhe Strehimit)
SA – Oberfuhrer Dr Gerhard Klopfer (Përfaqësues, Kanceleria e NSDAP4-s)
Ministerialdirektor Friedrich Wilhelm Kritzinger (Përfaqësues, Kancelaria e Rajhut)
SS – Sturbannfuhrer Dr Rudolf Lange (Zv. Komandant i SS-ve në Lituani)
Reichsamtleiter Dr Georg Leibbrandt (Përfaqësues, Ministria e Rajhut për Territoret e Okupuara në Lindje)
Dr Martin Luther (Përfaqësues, Zyra e Jashtme)
Gauleiter Dr Alfred Meyer (Përfaqësues,Ministria e Rajhut për Territoret e Okupuara në Lindje)
SS- Grupenfuhrer Heinrich Muller [Shef i Amt IV (Gestapo), Zyra Qëndrore e Sigurisë së Rajhut (RSHA)]
Erich Neuman (Drejtor, Zyra e Planit 4 vjeçar)
SS – Oberfuhrer Dr Karl Eberhard Schongarth (SD, i caktur në Qeverinë e Përgjithshme)
Dr Wilhelm Stuckart (Përfaqësues, Ministria e Brendshme e Rajhut)
SS – Oberststrumbannfuhrer Adolf Eichmann (Kreu i Referat IV B4 i Gestapos)
- Shënime
1-Zgjdhja Përfundimtare: termi q; u përdor për të një plan të detajuar të nazistëve për të shfarosur hebrejtë e Europës.
2- Eutanasia T4: Ishte një program nazist sterelizimi për fëmijët me probleme dhe që fizikisht nuk i përshtateshin tipareve arjane.
3- Qeveria e Përgjithshmë: Ishte një shtet satelit i krijuar nga nazistë pas pushtimit të Polonisë.
4- NSDAP: Nationale Socialiste Deutsche Arbeipartei, ishte emri i gjatë për Partinë Naziste