Miliona vetë në Japoni janë këshilluar të lënë shtëpitë e tyre me afrimin e tajfunit të fuqishëm Hagibis, i cili ka bërë që të anulohen dy ndeshje për Kupën e Botës në regbi dhe mbi 1,600 fluturime.
Tajfuni është parashikuar të godasë pjesën qendrore dhe lindore të vendit me erëra që pritet të arrijnë deri në 225 kilometra në orë, njoftoi Agjencia japoneze për Meteorologji.
Hagibis thuhet të jetë është stuhia e parë “shumë e fuqishme” që pritet të godasë ishullin Honshu, që prej vitit 1991. Kompanitë e mëdha japoneze për prodhimin e makinave, si Toyota dhe Honda, nuk i kanë hapur fabrikat e tyre dhe shumë dyqane të tjera ushqimore në Tokjo po ashtu janë mbyllur, për shkak të stuhisë.
Një person vdiq në Chiba, në lindje të kryeqyteti Tokio, pasi era e fuqishme bëri që të përmbysej makina e tij. Zyrtarët vendas thonë se në disa zona priten reshje shiu që nuk janë parë ndonjëherë.
Sipas tyre, është jashtëzakonisht e lartë mundësia e katastrofave nga rrëshqitjet e tokës dhe përmbytjet, e kanë këshilluar banorët të marrin masa për të shpëtuar veten./
Imazhet e mëposhtme nga Daily Mail