MENU
klinika

'Në burg Rama, jo qytetarët'

Basha fton qytetarët në protestë te Unaza e Re: Hajdeni në 18:00!

13.10.2019 - 13:09

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, e ka cilësuar vendim politik masën  e sigurisë ‘arrest me burg’ të dhënë sot nga gjykata e Tiranës për tre protestuesit e Unazës së Re.

Teska ka ftuar qytetarët në protestë në orën 18:00, Basha akuzon Ramën se po tenton të mbulojë vjedhjen 40 milion euro me Unazën.

‘Me urdhër të Edi Ramës, gjyqtari Arben Micko dhe prokurori Bledar Maksuti mbajtën sot në arrest Skender Dodën, Gramoz Shehun dhe Ilias Katiraj. Tre baballarë mbahen në burg sepse mbrojnë shtëpitë e fëmijëve nga Hajduti Psiqik, Damian Lala dhe Taulant Yaris Bego që duan të vjedhin 40 milionë euro te Unaza e Re.

Sot Edi Rama duhej të ishte në burg për veprën kriminale të pastrimit të parave dhe ndërhyrjes me para të pista në fushatën e Presidentit Obama. Damian Lala dhe Taulant Yaris Bega duhet të ishin në qeli, bashkë me Sajmir Tahirin për aferat e tyre hajdutërore dhe bashkëpunim me narkotrafikantët.

Me hajdutë në qeveri dhe njerëz të pafajshëm në burg, nuk ka Europë, as zhvillim, as drejtësi. Vetëm largimi i kësaj bande hap rrugën drejt normalitetit dhe mirëqenies.

Sot në ora 18:00 të bashkohemi në protestë në krah të banorëve të dhunuar te Unaza e Re, kundër hajdutërisë dhe padrejtësisë.’- tha Basha

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN