MENU
klinika

Akuzat e forta të Gjuriç

“Kurti do thërrasë ‘serbët e tij’ në Kuvendin e Serbisë”

13.10.2019 - 15:28

Zyrtari i të ashtuquajturës zyrës serbe, Marko Gjuriç ka folur për skenarë në parlamentin e Kosovës, ku sipas tij do të futen “serbët e Kurtit”.

“Nga kjo çfarë ndodhi sot duhet parë të gjithë se çfarë budallenjsh shovinistë në Prishtinë merren me politikë, dhe e gjithë kjo bëhet që serbët prapë rrejshëm të akuzohen dhe të ekspozohen ndaj urrejtjes, me qëllim që nga mllefi i katastrofës zgjedhore të nxirren Rada Trajkoviç dhe kandidatët tjerë të Kurtit”, ka deklaruar Marko Gjuriç, në një komunikatë për media.

Gjatë ditës së sotme 26 persona dyshohet se janë helmuar në QNR nga zarfet e ardhura me vota nga Serbia.

QKU ka njoftuar se nga nëntë pacientet janë shtatzënë. Ndërkohë gjendja shëndetësore e të gjitha këtyre pacienteve sipas QKUK-së raportohet të jetë e qëndrueshme.

“Në ora,11:58, në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare, janë lajmëruar 9 pacientë të gjinisë femërore, dy prej tyre shtatzënë, me kruarje duarsh. Dy nga to kanë patur edhe vjellje. Të gjitha kishin ndjenjë diskonforti dhe frikë. Te të gjitha rastet nuk ka patur sindromë infeksioze dhe gjendja e përgjithshme është stabile”, deklarojnë për Express, zyrtarë ngta zyra e drejtorit të SHSKUK-së.

Sipas tyre pacientët pohojnë se menjëherë pas hapjes së zarfave brenda në kuti të votimeve kanë ndjerë aromë kundërmuese.

Ekipi kujdestar i Klinikës Infektive kanë ndërmarrë masat e duhura duke i spitalizuar dhe duke i ofruar ndihmën e duhur mjekësore. Konziliumi i SHSKUK dhe Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në vazhdimësi janë duke e monitoruar gjendjen shëndetësore të pacientëve të spitalizuar.

Ndërkohë salla ku janë këto zarfe për momentin është e mbyllur. Në vendin e ngjarjes pritet që të arrijnë ekipet e posaçme me të policisë së Kosovës për t;u futur brenda sallës ku gjenden këto zarfe.

Policia për momentin nuk po e lejojnë asnjë zyrtarë e as qytetar t’i afrohet qendrës së votimit.

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!