Argjentina ka fituar 6-1 miqësoren e së dielës ndaj Ekuadorit e cila është zhvilluar në Elche të Spanjës.
Skuadra e Scalonit ka bërë një ndeshje të madhe duke bindur me lojtarët e rinj të aktivizuar. Ishte Alario ai që zhbllokoi rezultatin në minutën e 20’ përpara se autogoli i Espinoza-s të dyfishonte.
Paredes me penallti ka shënuar golin e tretë përpara fundit të pjesës së parë.
Pas pushimit janë shënuar edhe tre gola të tjerë me Pezzella, Dominguez dhe Ocampos në fund. Megjithëse mungonte lojtari kryesor Lionel Messi, argjentinasit kanë treguar se po zhvillohen dhe po formohen si një skuadër.
Një nga lojtarët që ka shkëlqyer më shumë është Alario, i cili ka shkëlqyer në dy miqësoret e luajtura gjatë këtyre ditëve.