MENU
klinika

"Euro 2020"

Gjermania s’ka ‘mëshirë’/ Uellsi ndal Kroacinë!

13.10.2019 - 23:08

Gjermania i kundërpërgjigjet Holandës duke fituar pastër në Estoni me rezultatin 0-3 edhe pse luajti për më shumë se 75 minuta me një lojtar më pak.

Pancerat barazuan Holandën në kuotën e 15 pikëve falë një fitoreje të arritur me 10 lojtarë. Dalja e Emre Can me karton të kuq që në minutën e 14-të ia ndërlikoi pak gjërat Gjermanisë që gjithsesi zgjidhi gjithçka në pjesën e dytë me golat e Gundogan që shënoi dy herë dhe Thimo Werner që vulosi suksesin e skuadrës së Low.

Është Polonia skuadra e 4-t që siguroi zyrtarisht një biletë për në Euro 2020. Në grupin G, polakët mposhtën 2-0 Maqedoninë e Veriut duke u ngjitur në kuotën e 19 pikëve, 8 më shumë se Maqedonia e Veriut dhe Sllovenia kur mbeten edhe 2 ndeshje për t’u luajtur. Pothuajse e kualifikuar mund të konsiderohet edhe Austria që fitoi 0-1 në transfertën ndaj Sllovenisë.

Ndërkohë mbetet gjithçka e hapur në grupin E, aty ku Uellsi dhe Kroacia barazuan 1-1 me Bale që iu përgjigj golit të Vlasic.