MENU
klinika

"Qëndrime të ndryshme"

‘Pazari VV-LDK’/ Çfarë shkruan Kosova?

15.10.2019 - 08:49

“Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike (LDK) kanë qëndrime të ndryshe në qeveri”.

Burime të Kohës Ditore kanë thënë të hënën se është LDK-ja ajo, e cila refuzon që këto dy parti që kanë dalë të parat në zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit, të udhëheqin me numër të barabartë dikasteresh qeveritare.

Vota popullore i renditi si subjekte të para partitë kryesore opozitare, të cilat në garën elektorale prezantuan programe jo pak ambicioze dhe premtuan standard të ri qeverisës.

LVV-ja, një subjekt që i përket spektrit të majtë, për herë të parë ka dalë parti e parë për kah numri i votave. Rezultatet preliminare kanë treguar se pro saj ishte 25.5 për qind e trupës votuese.

Në anën tjetër, LDK-ja, parti e djathtë, është ranguar e dyta me 24.8 për qind të votave. Ajo në disa mandate ka qenë në pushtet, por vetëm diçka më shumë se dy vjet ka drejtuar Qeverinë.

Përpara zgjedhjeve, kishin dështuar negociatat mes këtyre partive për të garuar si koalicion. Ndërkaq, pak ditë pas mbajtjes së tyre, kanë vënë komunikime zyrtarët më të lartë partiakë dhe kanë deklaruar besimin se do të bashkëqeverisin.

Por, sipas një burimi të besueshëm, në LDK duan që subjekti nga i cili del kryeministri, të ketë 4 ministri më pak sesa partneri i dytë qeverisës.

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!

Fytyra të reja por detyrime të njëjta

Analiza: “Ngec” sërish dialogu Beograd-Prishtinë

Zotohen për thellim të bashkëpunimit

Kosova dhe M. e Veriut nënshkruajnë tri marrëveshje