MENU
klinika

Mijëra shqiptarë janë kthyer në vend

BIRN rrëzon opozitën: Largimi masiv është fantazi politike

15.10.2019 - 11:08

Rrjeti i Raportimit Investigativ Ballkanik (BIRN) ka publikuar së fundmi një analizë për prirjen e rënies demografike të vendeve të rajonit të Ballkanit dhe më gjerë.

Ndër të tjera, BIRN, ndalet edhe te situata në Shqipëri, që sipas analizës është në nivele më të mira se sa vende të tjera, shumë më të zhvilluara të Europës. Në analizën e vet, BIRN, referuar shifrave rrëzon edhe argumentin e opozitës shqiptare, që thotë vazhdimisht se më shumë se gjysmë milionë shqiptarë kanë lënë vendin. BIRN e quan këtë pretendim të opozitës “fantazi politike”, duke argumentuar të kundërtën.

“Në Shqipëri, opozita sulmon qeverinë, duke pohuar që më shumë se gjysmë million njerëz kanë lënë vendin në vitet e fundit. Sidoqoftë, kjo është fantazi politike sepse qindra dhe mijëra shqiptarë janë kthyer mbrapsht gjithashtu, ose janë migrantë në lëvizje që vijnë dhe ikin vazhdimisht”, shkruan BIRN.

Sipas analizës, lëvizjet demokrafike kanë prekur jo vetëm Ballkanin, por pothuajse të gjitha vendet e Evropës Lindore, Qendrore dhe Juglindore nga Greqia në Poloni, Midis këtyre vendeve, sipas shifrave që BIRN publikon, Shqipëria ka një situatë më të lehtë, aq sa projeksionet për ndryshimin e numrit të popullsisë e shfaqin vendin tonë, me një përqindje më të vogël të pakësimit të popullsisë deri në vitin 2050.

Nëse Bullgaria përshembull, sipas projeksioneve, deri në vitin 2050 do të ketë 38.6 përqind më pak njerëz se sa në 1990, apo Bosnia Hercegovina 29 % më pak njerëz; Rumania 30.1 % njerëz më pak; Krocia 22 përqind më pak; Shqipëria projektohet me -18 % popullsi deri në vitin 2050.

Kjo do të thotë se rënia demografike pritet të jetë shumë më e ulët në Shqipëri se sa në Bullgari apo Kroaci.