MENU
klinika

Ç' shkruajnë njohësit e historisë?

Dëshmia e parë për arbërit në Kosovë vjen nga Drenica

15.10.2019 - 09:02

Kur përmenden arbërit për herë të parë në territoret e Kosovës së sotme?

Kjo pyetje zakonisht eklipsohet nga çështja e përmendjes së arbërve në burimet bizantine në kontekstin rajonal të Perandorisë Bizantine, shkruan Konica.al.

Sipas njohësit të historisë nga Prishtina, Salih Mehmeti, dëshmia e parë eksplicite për praninë e arbërve në Kosovë i takon vitit 1253.

”Bëhet fjalë për një diplomë të mbretit Stefan Uroshi I me privilegje për manastirin e Shën Pjetrit dhe Pavlit në Lim”, ka shkruar ai në një shënim mbi këtë çështje.

Në këtë dokument, sipas tij, njëfarë Mirosllavi, feudal serb i sapovendosur në Kosovë, përcakton kufirin tokësor të katundit Krushevc (në veri të Drenicës), afër manastirit të Deviçit, ku përmendet toponimi «Arbanaški potok» (Арбанашски поток).

“Në pamje të parë, kjo dëshmi mund të interpretohet, siç është interpretuar shpesh, edhe si indicie për në mjedis joshqiptar, pasi që do të ishte krejt e pakuptimtë të specifikohej me emfazë diçka shqiptare në një mjedis shqiptar. Por duhet të kihen ndërmend edhe disa konsiderata plotësuese:

1. Privilegji në fjalë është i shkruar për interesat e një feudali serb dhe jo të gjitha tokat ishin në juridiksionin e nemanjiçëve apo pushtetit kishtar.

2. Diminutivi i hershëm bullgaro-sllav –ko lë të kuptohet se Arbanashki ka qenë edhe vendbanim (katund), dhe si i tillë duhet të jetë formuar në kohën e palatalizimit të frikatives /s/ në /sh/, një fazë e hershme e shqipes, dmth disa qindra vite para se serbët të pushtonin Kosovën dhe Maqedoninë.

3. Vetë biografët serbë të Nemanjës, Sava dhe Stefani, i referohen tokave të Kosovës dhe Maqedonisë si «grchke zemlje», që shënjon prima facie juridiksionin dhe përkatësinë shtetërore bizantine, të një territori të banuar me arbër ortodoksë”, ka shkruar Mehmeti.

Një dhuratë e kinemasë tonë nostalgjike për të gjithë brezat

Restaurohet filmi “Kthimi i Ushtrisë së Vdekur”

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen