MENU
klinika

Përplasen me policinë

Prishja e ndërtimeve në Jalë, pronarët: I kemi në tokat tona

18.09.2018 - 11:46

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit u përball me kundërshtimin e banorëve të tensionuar, gjatë aksionit për prishjen e 9 objekteve të ndërtuara pa leje në zonën e Jalës.

Objektet janë kryesisht hotele një dhe dykatëshe, për të cilat banorët thonë se kishin ende pushues brenda në momentin e mbërritjes së inspektorëve.

Ndërsa IKMT sqaron se për këto objekte është bërë procesi i skualifikimit nga ana e institucionit të ALUIZNI-it duke u trajtuar si ndërtim i paligjshëm ndërsa njoftimi është bërë sipas ligjit.

Ndërkohë banorët shprehen se nuk janë njoftuar paraprakisht, madje thonë se objektet janë në pronën e tyre me ligjin 7501.

Kam dokumentet e pronës, të cilën e kemi me ligjin 7501. Ne jemi në pronën tonë dhe nuk jemi futur absolutisht asnjë metër brenda kufirit. E vetmja arsye që po na i prishin ndërtimet është se ata pretendojnë se në jemi futur brenda territorit të SHPU në Jalë, Shtëpia e Pushimit të Ushtarakëve. Ne e vërtetojmë që nuk është kështu me dokumente. Për këtë kemi bërë edhe ankimim në Gjykatën e Vlorës. Ne jemi në proces gjyqësor dhe e kemi ankimuar brenda afateve kohore. Sot kanë ardhur pa njoftim paraprak dhe pa një vendim”, shprehet një prej pronarëve të ndërtimeve që janë parashikuar të prishen në Jalë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Lëvizje e shtuar në Kapshticë

Emigrantët kthehen për festat e fundvitit

AKU bllokon 20 ton në pikën e eksportit në Divjakë

Kontrollet për mandarinat me pesticide në Lushnjë

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat