MENU
klinika

Mbi 200 divorce si pasojë e video-lojërave

Fortnite, shkak për 5% të divorceve në Britani

18.09.2018 - 12:17

5% e martesave në Angli dështojnë për shkak të video-lojërave. Sipas Quartz, teknologjia përmirëson jetën, por rrënon marrëdhëniet. Nuk janë as tradhtitë e as sekretet, por janë lojërat shkaku kryesor i divorceve në Mbretërinë e Bashkuar.

Fortnite duket se është arsyeja për të cilën meshkujt e lënë familjen pas dore e për pasojë, vetëm në vitin 2018, janë regjistruar mbi 200 divorce. Kjo është konfirmuar nga një raport i kohëve të fundit i bërë nga Divorce Online. Divorce Online nuk specifikon se si Fortnite është në gjendje të shkatërrojë martesat, por të imagjinohet se nuk është e vështirë. Varësia, nga alkooli, droga ose bixhozi, gjithmonë janë konsideruar si arsye të vlefshme për divorc. Epoka digjitale mesa duket ka arsye të tjera, varësinë ndaj lojërave kompjuterike.

Lojtarët “e fiksuar” shpenzojnë të gjithë kohën e tyre të lirë (dhe jo vetëm atë) përballë kompjuterit. Ata preferojnë turnetë e Fortnite, përdorin energjitë e tyre mendore në kërkimin e strategjive të reja dhe harxhojnë kursimet në pajisje që synojnë rritjen e performancës në lojë.

Nga koha e luftës në majën e skenës shqiptare!

Reshat Arbana në gjurmët e një “best seller”-i!

Flet “ikona” e lajmeve në RTSH

Si u pushtua televizioni pas vrasjes së Azemit!

Promovim i trashëgimisë kulturore të Elbasanit

Kolonia e piktorëve “Skampis 2024”