MENU
klinika

Samiti i BE

Kryeministri i Estonisë: Mbështesim hapjen e bisedimeve me Shqipërinë

17.10.2019 - 16:39

Përpjekjet e Britanisë për të qëndruar apo për t’u larguar nga Bashkimi Evropian me 28 anëtarë, operacioni turk në veri të Sirisë dhe zgjerimi i bllokut evropian, pritet të jenë temat kryesore në agjendën dyditore në Samitin e BE-së, që zhvillohet më 17-18 tetor në Bruksel.

Në prag të tij, kryeministri i Estonisë, Jüri Ratas i është bashkur zërave pro hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut  për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Ai ka konfirmuar para mediave në Samitin e krerëve të BE, mbështetjen e Estonisë si për për  Shqipërisë ashtu edhe për  Maqedonisë së Veriut.

Ratas theksoi se, “sa i përket çështjes së zgjerimit mbështesim fuqimisht hapjen e bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, për t’u dhënë atyre vendeve këtë perspektivë”.