MENU
klinika

Fier

Vendosi gjobë subjektit, sot shkarkohet drejtori i AKU-së

17.10.2019 - 21:16

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka marrë menjëherë masa, lidhur me rastin e publikuar gjatë një emisioni investigativ lidhur me një rast ku inspektorët e AKU të Fierit kanë vendosur masë administrative gjobë ndaj një subjekti, ku sipas pronarit të subjektit, ishin duke shkelur ligjin.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vlerëson maksimalisht rolin e medias dhe emisioneve investigative në kuadër të realizimit të misionit të saj për garantimin e sigurisë ushqimore.

“Në funksion të trajtimit të rastit të publikuar ditën e djeshme, nën vëmendjen e posaçme të Drejtorit të Përgjithshëm të AKU-së Robert Lili, janë marrë këto vendime: shkarkimin nga detyra Drejtorit Rajonal Fier G. A, është pezulluar inspektori E.Sh. si dhe është marrë vendimi për kalimin në Komisionin Disiplinor të trupës inspektuese përfshirë dhe inspektorët T. Sh. dhe A. A”, thekson AKU në njoftimin për shtyp.

AKU inkurajon median vizive dhe të shkruar të shndërrohet në një partner të çmuar lidhur me çështje të sigurisë ushqimore.

Media spanjolle “La Vanguardia”

Zbuloni Beratin, qytetin përrallor në Shqipëri

Shisnin doza me dr*ga të forta në Vlorë e në Fier

Çmontohet grupi kriminal! 12 në pranga, 2 në kërkim

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier