MENU
klinika

Letra

Vetting-u në politikë, PD letër Ruçit/ Kërkesat

18.09.2018 - 15:15

Partia Demokratike i ka dërguar sot një letër zyrtare kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi.

Në letër demokratët i kërkojnë mbledhjen e Këshillit të Legjislacionit dhe Komisionit të Ligjeve, ditën e premte.

Letra në fjalë është dërguar në emër të PD nga kryetari i Grupit, Edmond Spaho, ku kërkohet që mbledhja të mbahet për vettingun e politikanëve.

Kjo e fundit është një nismë e PD, ku kërkohet që të gjithë politikanë, zyrtarë duke përfshirë edhe kryeministrin, t’i nënshtrohen sitës së vettingut.

Në letrën në fjalë thuhet se është e nevojshme mbledhja e Këshillit pasi nevojitet shkëputja e qeverisë nga krimi.