Teksa data e vendimit mbi negociatat po afrohej, kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev kishte paralajmëruar dorëheqjen e tij, në rast të një votimi jo në favor të Maqedonisë së Veriut.
Pas bllokimit të padrejtë, kundër të gjithë vendeve të BE (me në krye Gjermaninë) që Franca ju bëri Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, Zoran Zaev ka hedhur tezën e zgjedhjeve të parakohshme, që ai do ta propozonte në takimin me liderët e partive aleate.
Burimet nga partia e Zaev (LSDM) por dhe partitë aleate si BDI janë kundër këtij propozimi.
Të njëjtat burime bëjne me dije se si BDI ashtu edhe shumica brenda partisë së Zaev LSDM, e kundërshtojnë idenë e zgjedhjeve të parakohshme.
Thënë këtë, sot Kryeministri Zoran Zaev nuk është dorëhequr pas vendimit të Francës, që u cilësua si gabim historik i BE ndaj Ballkanit Perëndimor dhe vetë unionit.
Por, siç duket nuk do të ketë as zgjedhje të parakohshme, pasi as partia e Zaev e as aleatët nuk janë pro këtij propozimi.