MENU
klinika

Kritikat për reformat

Ministria e Jashtme franceze: Shqipëria s’i ka kryer të gjitha detyrat

19.10.2019 - 17:50

Arsyet e refuzimit francez për negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, veç reformimit të procedurave lidhen dhe me kushtet specifike për të dy vendet.

Frederic Mondoloni, Drejtor për Europën Kontinentale në Ministrinë e Jashtme Franceze, ka sqaruar për mediat gjatë një vizite në Serbi, se cila janë kushtet që nuk kanë plotësuar vendet e Ballkanit.

Diplomati francez thotë se dy vendet nuk kanë plotësuar kushtet e kërkuara nga Bashkimi Europina. Duke u ndalur në mënyrë specifike në rastin e Shqipërisë ai thotë se reforma në drejtësi është një kusht konkret i papërmbushur.

“Pika kryesore që dua të theksoj është se Franca nuk është kundër, por pro hapjes së negociatave, por ne kemi nevojë për dy kushte për t’u përmbushur. Për Maqedoninë e Veriut një nga çështjet është Zyra e Prokurorit Special dhe për Shqipërinë reforma në drejtësi. Këto janë çështje të rëndësishme”,– deklaroi Frédéric Mondoloni për agjencinë e lajmeve që trajton çështjet e rajonit EWB (Europian Western Balkans). Intervista është dhënë në datën 17 tetor, por në deklaratat e diplomatit francez ka detaje mbi të cilat është mbështetur qëndrimi zyrtar i presidentit të Francës.

Ndryshe nga sa deklaron qeveria “Rama” që negociatat u bllokuan për shkak të reformimi të procedurave, diplomatët francez kanë një listë me problemet e Shqipërisë. Ndërsa presidenti Macoron u ndal në çështje, në dukje parimore me strukturën e brendshme të BE, ministrja e Jashtme ka evidentuar që para mbledhjes së Këshillit Europian pikat kryesore të refuzimit francez.

Drejtori i MPJ-së franceze, Frédéric Mondoloni, i cili e njeh rajonin për shkak të karrierës si ambasador i Francës në Serbi, rendit dhe një sërë çështjesh të tjera që lidhen me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Ai ka sqaruar në mënyrë më konkrete se çfarë nënkupton presidenti Emanuel Macron me reformimin e procesit të zgjerimit. Sipas tij, gjatë vendet që janë në këtë proces duhet të zgjidhin problemet me funksionimin e shtetit ligjor dhe pavarësinë e medias.

“Ne kemi nevojë për të reformuar procesin e zgjerimit, në mënyrë që ta bëjmë atë më të besueshëm, të qëndrueshëm dhe mbase gradual, i cili do t’i japë disa përfitime para anëtarësimit të plotë. Qëllimi është të bëjmë të mundur që çështjet shumë të rëndësishme si sundimi i ligjit, pavarësia e mediave të zgjidhen gjatë procesit të zgjerimit. Procesi madje duhet të jetë i kthyeshëm nëse është e nevojshme. Axhenda jonë është ambicioze, kjo reformë është e vonuar dhe ka nevojë urgjente për të reformuar funksionimin e brendshëm të BE-së”,– deklaroi Mondoloni.