Pas suksesit të operacionit për të shpëtuar Musolinin, ai i tha shpëtimtarit të tij Oto Skorcenit: “E dija që miku im i vjetër Adolf Hitler nuk do të më linte në baltë.” Arrestimi i tij kishte ndodhur pak javë pas zbarkimit të Aleatëve në Siçili me 9 korrik 1943. Nga avancimi i shpejtë i tyre, Këshilli i Lartë Fashist mblidhet dhe voton pro arrestimit të Duçes me 25 korrik 1943.
Shpëtimi i tij që ishte akti më heroik i Luftës së Dytë Botërore, që përbën një sfidë edhe për çdo komando të ditëve të sotme. Komandoja që do e realizonte shpëtimin e tij quhej Oto Skorceni.
Lajm i jashtëzakonshëm për komando Skorcenit. Me 25 korrik, 1943 ai u informua se Fyhreri donte ta takonte. Një aeroplan po e priste atë në Tempelhof. Pas një fluturimi të shpejtë ai mbërriti në selinë qëndrore të Hitlerit dhe u dërgua në një dhomë ku gjendej dhe Hitleri. Edhe di oficerë ishin të pranishëm atje.
Hitleri i pyeti se çfarë dinin për Italinë. Pesë nga gjashtë dhanë përgjigjen e zakonshme: “Aleatja jonë besnike”. Skorceni, bëri përjashtim, përgjigjja ishte ndryshe. Ai ia këputi: “Unë jam një austriak, Fyhreri im!” Në shenjë! Ato ishin fjalë që Hitleri i kuptonte. Si një austriak vendas, ai, gjithashtu, e përbuzte aneksimin italian të Tirolit Jugor, një tokë e shenjtë austriake.
Edhe pse Skorceni nuk ia kishte idenë se për çfarë bëhej fjalë, ai e fitoi pëlqimin e Hitlerit. Fyhreri e informoi se shpëtimi o Musolinit ishte jetik për vazhdimësineë e luftës.
Ishte një punë e rrezikshme, por duhej të bëhej shpejt dhe me efikasitet.
Do e provonte Skorceni? Në Fridenthal, Skorceni përzgjodhi oficerët dhe burrat. Njësia fluturoi për në Romë. Detyra e parë bazke ishte lokimi i vendoshjes së Musolinit. Për javë të tëra Skorceni ishte i irrituar ndërkohë që Duçja lëvizte nga një vend në tjetrin për të shmangur çdo operacion të mundshëm shpëtimi.
Kishte gjurmë të rreme dhe thashetheme të pasakta. MË pas pakëz fat. Agjentët gjermanë interceptuan një mesazh qeveritar nga Roma: “Masat e Sigurisë rreth Gran Sassos të kryera.”
Ja pra në Gran Sasso në Apenine.
Austriaku gjigant fluturoi mbi zonën në një avion zbulimi. Musolini po mbahej në Hotel Kampo Imperatoren mbi një pllajë të vogël të rrethuar nga stepa dhe shkëmbinj të mbuluar me borë. Një plan veprimi filloi të formohej në mendjen e Skorcenit.
Ai do të ulte glinderat me trupa në livadh, të mposhte Karabinierët dhe më pas të merrte Musolinin me aeroplanin Fiesler-156.
Në orën një të mëngjesit të 13 shtatorit, 1943, glinderat e Skorcenit u nisën. Pjesa më e madhe glinderave u ulën suksesshëm, njëri fare pranë hotelit dhe njëri prej tyre u mor nga era duke u përplasur në tokë. 10 pasagjerët u plagosën.
I burgosuri Musolini shikonte tërë kërshëri nga dritarja e ballkonit të hotelit. Shumica e mbrojtësve që besoninse ishte një mision i pamundur, ia mbathën për në kodra. Pak nga rojet e mbetura u dorëzuan. Asnjë e shtënë nga 90 ushtarët e Skorcenit nuk kishte shtënë asnjë plumb të vetëm kundër 250 rojeve italiane.
Papritmas shfaqet një oficer përpara tij. Skorceni bërtit: “Mos qëlloni! Mos hapni zjarr mbi një gjeneral italian!” Ai e njoftoi oficerin se Musolini ishte në duart e tij dhe se hoteli ishte i okupuar nga trupat e tij. Skorceni i dha vetëm një minut që të dorëzohej.
Brënda pak minutash një Musolin i gëzuar futet në Aeroplan bashkë me Skorcenin. Më pas Duçja dërgohet nga Roma në Vienë nëpërmjet një avioni të Luftwaffe-s.
E jashtëzakonshme! Një vëmendje e menjëhershme në faqet e para të shtypit botërorë. Ishte, padiskutim, një nga bëmat më heroike të luftës.
Hitleri ishte i ngazëllyer. “Ky mision do të mbetet në histori. Ti më ktheve mikun tim të vjetër mbrapsht.” Mbase tingëllon e çuditshme se si një politikan makiavelist si Hitleri të shpëtonte një diktator të rrëzuar si Musolini, por pas paktit të Çeliktë në 1936, kur Italia ndërroi krahë nga fuqitë fituese të Luftës së Madhe tek ato humbëse, Hitleri i thotë: “Unë kurrë nuk do ta harroj këtë.”
Një miting i madh u organizua për nder të Skorcenit, gjatë të cilët ai dekoroi me medalje anëtarët e njësisë së tij. Makineritë e Gobelsit e portretizonin si “njeriun më të rrezikshëm në Europë”.
Ngjarja fitoi edhe vëmendjen e Çërçillit i cili dha një raport të plotë të shpëtimit në Shtëpinë e Komunëve: “Bastisja ishte e një guximi të madh dhe u krye me forca të shumta. Dhe tregon vendosmërisht mundësitë e këtij lloj luftimi.”
Deri në përfundimin e luftës Skorceni do të përmbushte me guxim detyra të tjera komandoje që i kreu me guxim dhe shkathtësi shëmbullore, Shpëtoi për një qime floku pa u akuzuar për krime lufte, por mbijetesa e tij siguroi mundësinë për të rrëfyer misionet e tij më heroike të luftës.
Në librin e tij të kujtime me të drejte Skorceni e quante veten “Shpëtimtari i Musolinit”.
Referencat
Memories of Otto Skorzeny
Hitler’s Henchmen, Luis Snyder