MENU
klinika

“Tradhtia e madhe!”

“Kurir”: Njësia Speciale serbe përgjegjëse për Reçakun

19.10.2019 - 22:24

“Tradhtia e madhe!”. Kështu e nis shkrimin e saj gazeta beogradase “Kurir”, në të cilin një ish zyrtar i lartë i Shërbimit të Sigurimit Serb (SDB) dhe ish-zëvendësdrejtor i BIA-s, jep versionin për masakrën e Reçakut.

Kjo është hera e parë që një zyrtar i lartë në strukturat serbe të sigurisë e pranon se ishin forcat serbe ato që e kryen këtë krim mbi shqiptarët në janar të viti 1999.

Gazeta serbe shkruan se “Njësia e Operacioneve Speciale (JSO), e formuar nga ish-kreu i Shërbimit të Sigurimit të Shtetit, Jovica Stanishiq, është keqpërdorur në Reçak, gjë që u shfrytëzua si shkas për bombardimin e Republikës Federale të Jugosllavisë”, përcjell Telegraf.

Këtë version i ka thënë “Kuririt” Dragan Markoviç- Markoni, pjesëtar shumëvjeçar i Shërbimit të Sigurimit Shtetëror serb (SDB) dhe ish-Zëvendësdrejtori i Agjencisë së Informative e të Sigurisë (BIA).

Markoviç pohoi se Njësia e Operacioneve Speciale Serbe (JSO) duhej ta mbronte popullsinë serbe në pjesë të ndryshme të ish-Jugosllavisë të prekura nga lufta civile, por shefi i atëhershëm i SDB abuzoi me patriotizmin e anëtarëve të asaj njësie.

Sipas tij, ai e bëri këtë “duke u dhënë atyre urdhër që të mos respektojnë ligjin e luftës, por të përdorin dhunë të tepruar”.

“Edhe pas largimit të Stanishqit, JSO u keqpërdor. Kjo njësi u dërgua në Kosovë, në Reçak, kurse fuqitë e mëdha përdoren këtë rast, për të bombarduar ish-Jugosllavinë dhe dëbimin e serbëve nga Kosova. Pasojat e këtyre aktiviteteve ndjehen edhe sot. Abuzimi i fundit i njësisë ndodhi kur u vra Kryeministri Zoran Gjingjiç.

Ai u qëllua nga një oficer i Njësisë së Operacioneve Speciale, e formuar nga Stanishiqi me urdhër të shërbimeve të huaja. Në luftës në Kosovë, komandanti i JSO ishte Milorad Ulemek – Legija, i cili u dënua me 40 vjet burg për rolin e tij në një seri likuidimesh të kryera nga anëtarët e kësaj njësie – atentatet e kryeministrit Zoran Gjingjiq, Ivan Stamboliç dhe krimi në magjistralen e Ibrit”, thotë Markoviç.

Më 15 janar të vitit 1999, forcat policore dhe ushtarake serbe kryen njërën ndër masakrat më të tmerrshme në vendin tonë.

Aty u vranë dhe u masakruan barbarisht 45 shqiptarë të paarmatosur. Ky gjenocid, tronditi gjithë opinion ndërkombëtar. Ambasadori William Wolker, e cilësoi ngjarjen në Reçak si krim kundër njerëzimit.
Masakra e Reçakut ishte pika e kthesës për luftën dhe çlirimin e Kosovës, pasi dy muaj më vonë filluan bombardimet e NATO-s mbi caqet ushtarake e policore serbe.

Beogradi zyrtar, por edhe mediat serbe, vazhdimisht e kanë mohuar këtë masakër, duke e quajtur madje edhe si një mashtrim.

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!