MENU
klinika

Lista

Legalizimet/ Emrat e rinj që kanë gati tapitë

20.10.2019 - 17:20

Agjencia Shtetërore e Kadastrës, e cila tanimë, pas një riorganizimi institucional, ka në vartësi edhe Agjencinë e Legalizimeve(ALUIZNI), njofton se ka përfunduar llogaritjet e taksave të infrastrukturës, që duhet të paguajnë qytetarët, të cilët kanë ndërtuar objekte të ndryshme, në disa qarqe të vendit.

Kadastra fton të gjithë qytetarët që gjejnë emrin në listat e më poshtme, të vijne të tërheqin pranë zyrave rajonale të Kadastrës faturën e ndikimit në infrastrukturë.

Nëse nuk bëhet kjo pagesë, zyrat e Kadastrës nuk emetojnë dot lejen e legalizimit dhe më pas certifikatën e pronësisë.

Taksa e ndikimit në infrastrukturë është nga 4 deri në 8 për qind të vlerës së tregut të sipërfaqes së ndërtimit të ri.

Por në ligj parashikohet që për legalizimet kjo taksë të jetë e diferencuar: “Për ndërtesat, të cilat janë në proces legalizimi, taksa e ndikimit në infrastrukturë e ndërtimeve të reja është 0,5 për qind e vlerës së investimit”.

Pra, është shumë më e ulur. Por sërish është një taksë, që sipas ligjit duhet paguar. Në një shtëpi me një investim prej 10 milionë lekësh, kjo taksë është 50 mijë lekë. Pagesa ose jo e taksës nuk ndikon në procesin e kualifikimit të ndërtimit për legalizimin, pra dosja shqyrtohet, pavarësisht faktit nëse është shlyer kjo taksë ose jo. Por, për të marrë lejen e legalizimit, personi që ka ndërtuar pa leje duhet të paguajë më parë taksën.

Këshilli i Ministrave ka kryer që në shtator të vitit 2016 ndryshime në vendimin nr.954, datë 25.11.2015, të Këshillit të Ministrave. Ndryshimet përcaktuan faktin se nuk do të jepet asnjë leje legalizimi pa pagur taksën.

“Leja e legalizimit miratohet pasi të jetë administruar dokumentacioni i vërtetimit për likuidimin e taksës së ndikimit në infrastrukturë, vetëm nëse kjo taksë është llogaritur nga ALUIZNI, sot Agjencia Shtetërore e Kadastrës.

  • LISTA/ Legalizimet, emrat e rinj që kanë gati tapitë