MENU
klinika

Thirrja për Evropën

Racizëm ndaj shqiptarëve/ Djali i Soros: Përballuni me albanofobinë tuaj!

20.10.2019 - 17:51

Alexander Soros, djali i filantropisit të njohur, themeluesit të Fondacionit për Shoqërinë e Hapur George Soros e shikon racizmin si shkak për refuzimin e Shqipërisë për hapjen e negociatave të pranimit me BE.

Në një mesazh në “Twitter” ku shpërndan qëndrimin e komisionerit Johannes Hahn, Alexander Soros shkruan se shqiptarët po paragjykohen dhe se Europa duhet të përballet me albanofobinë brenda saj.

“Ekziston një paragjykim dhe fanatizëm ndaj shqiptarëve etnikë në Evropën Perëndimore, i cili nuk duhet të nënvlerësohet në refuzimin e Shqipërisë dhe të Maqedonisë në këshill. Europa duhet të përballet me Albanofobinë e saj!”, shkruan Alexander Soros.

Ngurrimi i Bashkimit Evropian për të filluar bisedimet e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut është kritikuar nga shumë liderë europianë. Pas “Jo”-së nga Këshilli Europian, në Maqedoninë e Veriut, pritet të mbahen zgjedhje të reja.

Ndërkohë në Shqipëri, opozita bën përgjegjëse qeverinë për refuzimin në Bruksel, kurse qeveria ka akuzuar opozitën për dëmtimin e imazhit të Shqipërisë dhe i sheh shkaqet e refuzimit tek problemet brenda vetë BE-së që kërkon reformim.

Kryeministri Edi Rama ka thënë se arsyeja e vendimit nuk ka të bëjë fare me Ballkanin po me situatën brenda BE-së.