MENU
klinika

Futbollisti i Kombëtares

Talenti kuqezi përfundon në “radarët” e Juves

20.10.2019 - 18:59

Në pak ditë ai është shndërruar në synimin e skuadrave të mëdha në Serie A. Pas Fiorentinës dhe Napolit, Juventus është duke vëzhguar nga afër mbrojtësin e Kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla.

Nisja e mirë që i ka bërë kampionatit italian me Vorna-n ka tërhequr vëmendjen e shumë skuadrave, mes tyre edhe “Zonja e Vjetër”. Dëmtimi për një kohë të gjatë i Giorgio Chiellini-t i ka detyruar bardhezinjtë që të shfaqin interes konkret për shqiptarin.

Talenti kuqezi ka qenë një nga zbulimet e këtij sezoni dhe është përfshirë në formacionin më të mirë të këtyre javëve të para në Serie A. Dhe kur ka talente të tilla, Juventusi është gjithmonë aty për të përfituar.

kumbulla marash
kumbulla marash

Kumbulla bëri debutimin me Kombëtaren shqiptare në minutat e fundit kundër Moldavisë dhe kjo lëvizje e Edi Rejas ishte për ta bërë përjetësisht kuqezi talentin 19- vjeçar.

Verona mund ta lërë të lirë lojtarin vetëm për 10 milionë euro. Pas këtyre muajve të parë në Serie A, vlera e kartonit të shqiptarit ka pësuar një rritje të jashtëzakonshme.

SHËNIM: Të gjitha rezultatet e ndeshjeve kryesore të ditës i gjeni në kohë reale, duke klikuar Konica.al  në ballinën e rubrikës së sportit

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Devid Bekam e dëshiron si trajner të Mesit

Silvinjo shfaqet në radarët e Inter Majemit