Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev pas takimit të liderëve ka deklaruar arritjen e marrëveshjes që zgjedhjet e ardhshme parlamentare të mbahen më 12 prill të vitit të ardhshëm.
Ai tha se me konsensus të plotë mes palëve u caktua data e mësipërme, ndërsa tashmë qytetarët e saj do të zgjedhin qeverinë e re në prill të 2020.
Kjo lëvizje vjen pas dështimit të Maqedonisë së Veriut për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian.
“Propozimi jonë ishte që 22 ose 29 dhjetor të shkojmë në zgjedhje sepse në atë mënyrë në atë periudhë mund ta realizojmë procesin zgjedhor dhe më pas të presim edhe ratifikimin e protokollit nga na e Spanjës dhe ne të kemi parlament funksional.
Kishte reagime nga opozita se nuk mund të ketë 100 qeveri teknike, andaj pastaj u shqyrtua, marsi, prilli, e kështu me radhë dhe me konsensus u vendos që 12 prilli të jetë data kur do të mbahen zgjedhjet”, deklaroi Zoran Zaev, raporton Alsat.