“Një ndër takimet më konstruktive”, kështu e ka cilësuar kreu i BDI-së, Ali Ahmeti mbledhjen me liderët politik për caktimin e 12 prillit si datë të re të zgjedhjeve.
“Mund të them se ky është takimet më konstruktive që kam pasur deri më tani, të gjitha partitë politike thanë se alternative e jonë e vetme është Beshkimi Evropian. Kemi biseduar se për vendin tonë është me rëndësi që të bëhet ratifikimi i marrëveshjes për anëtarësim në NATO nga të gjitha vendet që akoma nuk e kanë ratifikuar.
Gjithashtu pas ratifikimit edhe Parlamenti jonë të ratifikon si dhe të miratohet Ligji për Mbrojtjen, dhe deri sa u shterën gjitha argumentet vendosem bashkaarisht që 12 prilli të mbahen zgjedhjet. Me rëndësi është që zgjedhjet të jenë të pranueshme dhe demokratike, të lira sipas gjitha standardeve. Le të fitojë më i miri”– tha Ahmeti.
Si dhe kreu i Partisë Demokratike Shqiptare, Zijadin Sela tha se u zgjodh pikërisht kjo datë sepse deri atëherë Maqedonia e Veriut pret anëtarësimin e vendit në NATO.
“Ne ishim të vetmit që e zbukuruam këtë takim sepse ishim prezent bashkë më një zonjë. Ajo që tanimë është konfirmuar, më 12 prill shkojmë në zgjedhje, ne si parti ishim të gatshëm, por 12 prilli u zgjodh për arsye se deri atëherë presim anëtarësimin e vendit në NATO.
Qytetarët më 12 prill kanë shans që ta kthejnë shpresën tek të rinjtë, të cilët kohëve të fundit po braktisin shtetin në pamundësi që të prosperojnë këtu”, tha Sela.