MENU
klinika

Shtyhet sërish vendimi për Alushajn

Zvarritet gara për zgjedhjen e Kryeprokurorit të ri

21.10.2019 - 09:22

Gjykata e Apelit Administrativ ka shtyrë për herë të dytë vendimin për avokatin Lulzim Alushaj, që kandidon për Kryeprokuror.

Mungesa e njërit prej gjyqtarëve ka bërë që vendimi të shtyhet për në 25 Tetor në orën 08:45 minuta.

Lulzim Alushaj u skualifikua nga KLP nga gara për kryeprokuror, pasi nuk plotësonte kushtin e pasjes 15 vjet përvojë pune si jurist i spikatur.

Ky vendim i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, duke e larguar atë nga gara, u ankimua nga avokati Alushaj.

Në 21 Tetor shkak për shtyrjen e seancës u bë mosplotësimi i trupës gjykuese, pasi mungonte një prej anëtarëve të saj, ndërsa e njëjta gjë ndodhi edhe sot duke e shtyrë sërish.

Vendimi për Alushajn po mban peng edhe procesin e KLP për të vijuar hapat e mëtejshme për kandidatët për kryeprokuror.

Kandidatë për postin e kryeprokurori janë prokurori i Krimeve të Rënda Olsjan Çela, prokurorja e Apelit të Tiranës Fatjona Memçaj, si dhe kryeprokurorja aktuale Arta Marku.