MENU
klinika

Gjerdani për Mbretëreshën Maria Antoneta

Një skandal me fund të mirë

21.10.2019 - 12:16

“Populli i uritur? Jepuni biskota!”. Kjo batutë, që s’dihet është e vërtetë apo e sajuar, i atribuohet sot mbretëreshës Maria Antoneta dhe rrethit të saj: fisnikëve francezë të Versajës, trashëgimtarëve të fisshëm, por edhe të pashpirt, shpërdoruesve të fondeve që “fiskua” franceze iu vinte në dispozicion nga paret e popullit, “popullit të vockël” (i cili mbas pak do ngrihej në revolucionin e 1789), falsifikatorëve të paskrupullt që përsosën artin e “qërimit të gjelit” me aktivitete të paligjshme, në dëm të tjerëve, për të siguruar mjete për një jetë plot salltanete, tipike për atë shekull.

Mashtrimi me gjerdanin e mbretëreshës është futur në legjendën e letërsisë nëpërmjet Dymas (Ati) në Tre Mosketierët.

Eshtë ajo që njeh si manovrator Avokatin Laport e bashkëshortët Le Mot e si viktima të parazgjedhura Kardinalin De Rohan e mikun konfidencial të tij Kaljostron: i pari si “gjel për t’u rjepur”, i dyti shumë i besueshëm në “artin” e mashtrimeve.

E gjitha filloi ngaqë argjendarët parizienë Bohemer e Basanzh nuk arrinin tua “ngecin dikujt” një zbukurim me njëqindedyzet diamante të zgjedhur prej dy mijetetëqind karatesh, të porositura nga Luigji XV për konteshën Barry, mbetur i pashitur pas vdekjes së Mbretit. Pas shumë tentativash për ta shitur mallin e mbetur në Oborret mbretërore evropiane, u ndeshën me gatishmërinë e Avokatit Laporte e të zonjës Zhane La Mote (pasardhëse e Valua-ve), që iu dhanë të kuptojnë argjendarëve se do mund t’ia shisnin xhevairatin jo dokujtdo, por personalisht Maria Antonetës!

”Gjeli”, në këtë rast, ishte peshkuar Kardinali de Rohan, i cili kishte dëshirën e ethshme të pranohej ndër të afërtit e Mbretëreshës së Francës (pak nga tërheqja deri në fiksim, pak për ambicie politike).

Ajo që bën të kujtohet kjo ngjarje e 200 viteve të shkuara është se si Kardinali, i cili shihej me sy të keq nga Mbretëresha (kish bërë figurë të keqe tek Maria Tereza, nëna e Maria Antonetës, kur kishte qenë Ambasador në Vjenë), mundi të vepronte me bindje se mund të gëzonte jo vetëm mbështetje, por edhe favorin e Mbretëreshës. Realizimi i planit do kryhej nëpërmjet një operacioni që, ashtu si i qe paraqitur, duhej të mbetej sekret, bile në padijen e vetë Sovranit, me para të marra hua: çeshtje shtetërore…e llojit të veçantë!

Kardinali de Rohan u fut “si peshk” në këtë aventurë, falë manipulimeve të zhdërvjellta të konteshës së tij të preferuar di Valua, Zhan Le Mote dhe bashkëshortit. Për t’u siguruar financiarisht nëpërmjet Kardinalit bamirës (Lëmoshëdhënës i Madh i Francës, shpëtimtar i familjeve fisnike franceze të rrënuara), bashkëshortët Le Mot bindën Kardinalin se mund ta afronin atë në Oborr pranë Mbretëreshës, favor të cilin e ëndërronte pa kushte.

Kështu, zonja Le Mot filloi t’i paraqitej Kardinalit si “ambasadore” e Mbretëreshës Maria Antoneta për kontaktimet me të: i vuri në vesh Kardinalit (pa asnjë bazë) se qëndrimet e Mbretëreshës kundrejt Lëmoshëtarit të Madh kishin ndryshuar dhe qe e gatshme t’i rishikonte marëdhëniet ndërmjet tyre. Për më tepër i dërgonte Kardinalit letra false të autografuara nga Mbretëresha (me firmën “Maria Antoneta e Francës”), ku, ky lloj qëndrimi ndaj tij ritheksohej e konfirmohej.

Por Le Mot bën edhe më shumë: i linin të kuptonte se edhe Mbretëresha ushqente një farë tërheqje e pasioni kundrejt Kardinalit.

Prej këtu mori udhë një plan i bujshëm, i denjë për Komeditë në modë të asaj kohe. Fillimin e gushtit 1784, Kardinalit iu dorëzua nga Zhan një mesazh (fals) ku Mbretëresha shprehte vullnetin të takonte në mënyrë sekrete Princin-Arqipeshk rreth orës 11 e mesnatës së 11 gushtit në parkun e Versajës, afër pyllit të vogël të Venerës. Kardinalit sa nuk i ra të fikët nga e papritura e gëzueshme. Për këtë loje Zhan de La Mot dhe i shoqi paguan një prostitutë Nikol Leguaj, e cila do të paraqitej (zbukuruar me veshje të huazuara nga Mbretëresha, gjoja) si të ishte Mbretëresha vetë (në errësirë).

Me shfaqjen e figurës së gruas, menduar prej tij si Mbretëresha, Kardinali, thellësisht i emocionuar, i bie në gjunjë duke shprehur devocion të pakushtëzuar. Për La Mot kjo ishte prova se në emër të Mbretëreshës, Kardinali mund të hidhej në çfarëdo veprimi. Ky qe edhe “hopi cilësor” i çështjes së gjerdanit. I bindur se mund të vendoste me Mbretëreshën një marrëdhënie absolutisht konfidente, Kardinali ngarkohet (gjithmonë nëpërmjet një të treti) nga Mbretëresha, të blinte “me kredi” dhe në fshehtësi nga Mbreti Luigji XVI zbukurimin special. Kardinali do i huante Mbretëreshës (domethënë Le Mot) shumën 1.600.000 franga të cilat mbretëresha do ia kthente në katër këste prej 400.000 frangash me gjithë interesin.

Kontratën e firmosur nga argjendarët, Bashkëshortët Le Mot, ia konfirmuan legjitimitetin Kardinalit duke i bashkëngjitur një firmë miratimi me siglën (false) “Maria Antoneta e Francës”. Më 1 shkurt 1785, Kardinali, i shoqëruar nga maxhordomi i vet, shkon me gjerdanin e sapo blerë në Versajë tek banesa e çiftit Le Mot në sheshin Dofin (Dauphine). Për momentin, Zhan La Mot urdhëron Princin-Aqipeshk të futet në një dhomë aty afër ku do të mbërrinte një shërbëtor i Mbretëreshës (në realitet i shoqi i saj), i ngarkuar të tërhiqte personalisht gjerdanin me urdhër të Mbretëreshës: në procesin gjyqësor do të rezultojë se i shoqi i Zhan e ka shpërbërë gjerdanin duke e shitur atë pjesë-pjesë.

Me fjalë të tjera, Le Mot fituan dy herë: paret e marra djallëzisht me hua për Mbretëreshën; e nga rishitja e pjesëve të gjerdanit, duke nxjerrë aq sa për të barazuar në shkëlqim vet Kardinalin. Por si gjithë gjelat që kapardisen, Kardinali, i ngrefosur për rëndësinë e besimin që mendonte se kish fituar, nuk vonoi të bëjë gabimin vendimtar, i cili çoi në zbulimin e makinacionit. Më 12 korrik 1785, Maria Antoneta pret argjendarin Bohemer, për t’i prurë asaj disa bizhuteri, dhurata të të shoqit për lindjen e dukës së Anguelmit. Ndërkohë, argjendari i jep një pusullë ku Kardinali De Rohan përgëzon përfundimin me sukses të blerjes së gjerdanit. Në rikonstruksionin e historianëve, Maria Antoneta mbetet e shtangur, duke qenë se ajo nuk kishte marrë asnjë gjerdan. Fillimisht, Mbretëresha e interpretoi letrën si një ironi të argjendarit (edhe pse e shprehur nëpërmjet një tjetri, Kardinalit Rohan) për mosblerjen e zbukurimit gjigant me pasojë humbjen ekonomike të tij e pa i dhënë asnjë rëndësi çështjes e hedh në zjarr biletën. Veçse problemet lindën kur u njoftua vështirësia e derdhjes së parave të këstit prej 400.000 frangave.

Kjo alarmoi argjendarët Bohemer e Basanzh. Gjithë dyshim i drejtohen kryekamerieres së Mbretëreshës, e cila, më 3 gusht, i informioi se gjithë bizhuteritë e blera nga Lartësia e Saj ishin paguar, asgjë nuk ishte në pagesë e sipër e për më tepër Kardinali nuk ishte pritur ndonjëherë në Oborr prej vitesh.

Të bindur, tashmë, për mashtrimin, shkuan tek Zhan de La Mot, e cila mbasi tentoi të rezistojë mbi vërtetësinë e “garancisë” së Mbretëreshës, kapitulloi para fallsitetit të dukshëm të firmës (firma ekzakte e Mbretëreshës ishte “Maria Antoneta e Austrisë” jo e “Francës”).

Duke mos mundur të pranonte autorësinë e mashtrimit, deklaroi se në flitet për firmë të falsifikuar, këtë mund ta bënte vetëm Kaljostro, sharlatani ekspert i hileve e makinacioneve. Realisht, zonja La Mot, ishte më se e qartë për rrjedhën e mëtejshme të ngjarjeve. Duke shkarkuar çdo përgjegjësi mbi Kaljostron (gjë që e quante të lehtë nisur nga precedentët e Magjistarit), Zhan rrëfen se, nga turpi, Kardinali kishte heshtur, duke paramenduar t’i dëmshpërblente pa asnjë lloj vonese argjendarët (pra, duke paguar përsëri për të njëjtin gjerdan!) Nuk pati sukses: Mbretëresha e vënë në dijeni nga Kamerierja mbi bisedat me Basanzh-in, thërriti në Oborr Bohemerin t’i tregonte fije për pe gjithë ecurinë e shitjes. Me qartësimin e mashtrimit Mbretëresha u konsultua me Ministrin e Shtëpisë Mbretërore, Baronin Batëil (armik i betuar i Kaljostros) dhe me burrin.

Më 15 gusht 1785, ditën e Emrit të Mbretëreshës, Kardinali u arrestua. Prej këtu gjithë të tjerët, përfshi edhe Kaljostron, viktima e zgjedhur e Zhan de La Mot. Çështja mbi gjerdanin ka qenë “skandali” i parë modern i historisë franceze, një nga ato të amplifikuarit nga mediet në shkallë të gjerë, për shkak të klimës iluministe e antimonarkike. Versaja u kthye në mjedis qesharak dhe shkaktoi një indinjim të përgjithshëm, që shpejt u përgojua nga gazeta në gazetë pa asnjë mundësi kontrolli.

Fama e Mbretëreshës (dhe gjithë oborrtarëve) u rrëzua përfundimisht. Ka qenë kjo goditja e parë vendimtare që i dha opinioni mbarëpopullor Monarkisë franceze, para rënies së Bastijës dhe gijotinave jakobine. Ka historianë që edhe sot e mbajnë Mbretëreshën Maria Antoneta jo pa faj në lidhje me ngjarjen e gjerdanit. Si ka mundësi që një operacion i tillë, ku janë përfshirë aq persona, të mbetej sekret për një kohë të gjatë për Mbretëreshën? (Sidomos në një mjedis mosbesues si Versaja) Mund të besohet që Mbretëresha të mos dinte asgjë, kur ajo ka qenë kaq maniake e luksit? Nuk ka përgjigje të plota për këto pyetje.

Konti Kaljostro, pati fatkeqësinë rënies në këtë grackë së bashku me mbrojtësin e vet, mbi bazën e argumentit se këshilltari “intim” i Kardinalit “nuk mund të mos dinte” mbi manaxhimet e tij. Por Kaljostro nuk e rimori më veten edhe për arsye të tjera: me çështjen e gjerdanit, nuk merr fund vetëm fisnikëria franceze, por përfundon edhe koha e falsifikatorëve dhe spekullimit ezoterik-farmakologjik.

Mbaron faza “ludica” (ka të bëjë me lodrat) e spekullative e Masonerisë së viteve shtatëqind, fillon një tjetër epokë me Revolucionet në prag… më operative. Epokë që nuk do të ketë më hapësirë për “magjistarin e Strazburgut”.

Një dhuratë e kinemasë tonë nostalgjike për të gjithë brezat

Restaurohet filmi “Kthimi i Ushtrisë së Vdekur”

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen