21.10.2019 - 12:53
Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi ka ndëprerë mbledhjen e cila nisi pak minuta më parë.
Mësohet se shkak për këtë është bërë debati i Ibrahimiti me Bensik Canin.
Ky i fundit pretendon se nuk është njohur me aktet që do diskutoheshin në mbledhje pasi i kanë mbërritur të premten pas orarit zyrtar.
Anëtari i KLP-së Bensik Cani ka kërkuar shtyrjen e mbledhjes me pretendimin se nuk ka pasur kohë të mjaftueshme për t’u njohur me aktet e parashikuara për diskutim.