MENU
klinika

Historike

Kampioni i shahut thyen rekordin botëror

21.10.2019 - 21:45

Të apasionuarit e shahut janë njohur me një rekord botëror. Plot 101 ndeshje pa asnjë humbje. Këtë e ka arritur kampioni i botës në shah, Magnus Carlsen, vazhdon të thyejë rekorde historike në një prej sporteve më të vështirë.

Në raundin e fundit të turneut “Isle of Man”, që u zhvillua në Zvicër, norvegjezi Carlsen ka barazuar me Levon Aronian duke siguruar rekordin.

Shah Fabiano Caruana Magnus Carlsen
Shah Fabiano Caruana Magnus Carlsen

Ai është lojtari i parë elitar që nuk humb prej 101 ndeshjesh klasike. Herën e fundit që ai ka pësuar një disfatë ka qenë ndaj Shakhriyar Mamedyarov më 2018 në Azerbajxhan.

“101 ndeshje pa humbur është një shifër magjike. Rekordi është fantastik, por paraqitja ime në këtë turne ishte mediokër,” – shprehet Carlsen pas remisë me Aronian.

SHËNIM: Të gjitha rezultatet e ndeshjeve kryesore të ditës i gjeni në kohë reale, duke klikuar Konica.al  në ballinën e rubrikës së sportit

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN