22.10.2019 - 10:59
Policia e Shkodrës ka arrestuar një person të dyshuar si autorin e vrasjes së 55-vjeçarit Lazër Arraj, një ditë më parë në Dukagjin.
Mësohet se në pranga ka rënë djali i djalit të xhaxhait të viktimës, si dhe janë shoqëruar babai dhe vëllai i tij.
Policia nuk jep ende emrin e të arrestuarit, por bëhet me dije se është pikërisht ai që lajmëroi dje se e gjeti të pajetë 55-vjeçarin.