MENU
klinika

Anëtarësimi në NATO

Senatorët votojnë, SHBA miraton protokollin për M. e Veriut

22.10.2019 - 14:22

Senati amerikan ratifikoi sot Protokollin për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në Aleancën e Atlantikut të Veriut Sipas rezultateve të publikuara, 84 senatorë kanë votua pro anëtarësimit, dy senatorë kanë votuar kundër, ndërsa 14 të tjerë nuk votuan fare.

Shtetet e Bashkuara tashmë i japin një shtysë të fortë anëtarësimit të plotë të Maqedonisë së Veriut në aleancën paqeruajtëse, siç është NATO.

maqedonia ne samitin e natos-konica.al
maqedonia ne samitin e natos-konica.al

Ratifikimi Protokollit të anëtarësimit deri tani është votuar nga shumica e shteteve që janë anëtare të NATO-s, përfshirë edhe Shqipërinë.

Maqedonia e Veriut ka qenë peng i mosmarrëveshjeve për emrin me Greqinë, por ky ngërç, i cili prej shumë vitesh u bë pengesë e aspiratave të shtetit fqinj gjeti zgjidhje nga arritja e marrëveshjes së Prespës mes Zoran Zaev dhe Aleksis Tsipras.