MENU
klinika

Që nga kriza financiare

FMN: “Kjo është rritja më e ngadaltë ndonjëherë”

22.10.2019 - 19:49

Ekonomia globale po rritet me ritmin e saj më të ngadaltë që nga kriza financiare, ka thënë Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN).  Ata lajmëruan  që rritja botërore do të binte vetëm 3% këtë vit –  më pak nga parashikimi i korrikut prej 3.2% dhe një ngadalësim nga vetëm dy vjet më parë.

FMN fajësoi “ luftimet në tregti’’ mes vendeve , pasigurinë e Brexitit dhe krizat e tjera gjeopolitike. Fondi shtoi se ekziston një nevojë “urgjente” nga ana e liderëve për të ulur tensionet. “Paraqitja ekonomike  globale mbetet e pasigurt,”- tha organi i huadhënies ndërkombëtare në raportin e tij vjetor. “Me rritje prej 3%, nuk ka vend për gabime në politikë.”

Ulje ekonomike  globale

FMN, e cila uli parashikimet e saj për shumicën e botës, parashikoi që rritja në ekonomitë e përparuara do të ngadalësohej nga 2.3% në 2018 në 1.7% këtë vit. Në SH.B.A., ku një nxitje ekonomike nga ulja e taksave për vitin 2017 është zbehur, fondi pret që rritja të ulet nga 2.9% vitin e kaluar në 2.4% në 2019-ën.  Në Mbretërinë e Bashkuar, ku shqetësimet e lidhura me Brexit kanë dëmtuar investimet, rritja parashikohet në 1.2% për vitin 2019, nga 1.4% vitin e kaluar.  Gjermania, e cila po përballet nga një rënie në prodhimin e makinave, rritja parashikohet në 0.5%, nga 1.5% në 2018.

Rritja ekonomike e Kinës pritet të shkojë nga 6.6% në 6.1%. E cila është  goditur nga përpjekjet për të rikthyer borxhin nga luftën tregtare me SHBA, gjë që bëri që FMN të ulë parashikimin  gati  me një pikë përqindjeje.

Deri më tani, FMN tha se bankat qendrore kanë arritur të zbutin ngadalësimin e ekonomisë me mjete të tilla si normat e ulëta të interesit. Pa ato politika stimuluese,  FMN vlerëson se niveli i rritjes do të kishte qenë 0.5 pikë përqindje më i ulët këtë vit.

“Meqë bankat qendrore duhet të shpenzojnë  capital të kufizuar, për të kompensuar gabimet e politikës, ato mund të kenë mbetur pak në numër, në një kohë  kur ekonomia është në njëkohë shumë  të vështirë,” tha fondi.

Rreziqet anësore

Organizata  Botërore e Tregtisë Botërore  gjithashtu , kohët e fundit uli pikëpamjen e saj ekonomike, duke përmendur luftërat tregtare, Brexit dhe faktorë të tjerë. FMN tha që ekonomia globale mund të rritet më shpejt në vitin 2020, me 3.4%.

Sidoqoftë, paralajmëroi që rreziqet janë “zvogëluar “, duke vërejtur se situata varet nga përmirësimet në Indi, si dhe disa ekonomi të mëdha,që  aktualisht janë në një krizë të rëndë, të tilla si Argjentina, Turqia dhe Irani.

Gabimet në politikë në këtë pikë, si një Brexit pa marrëveshje ose një thellim i mëtejshëm i mosmarrëveshjeve tregtare, mund të minojnë rëndë  rritjen dhe krijimin e vendeve të punës,”Prioriteti kryesor, në shumë raste, është heqja e pasigurisë së shkaktuar nga politika ose kërcënimet kundër rritjes.

Analiza e raportit te mësipërm:

Nga Andrew Walker, korrespodent i ekonomisë në BBC

Cfarë mund të bëjnë politikëbërësit për të trajtuar ngadalësimin ekonomik global?

Politika e tregtisë është e dukshme. FMN ‘’ e fajëson’’ shumë si shkak për dobsimin e ekonomisë , kështu që ju do të prisni një thirrje për të zmbrapsur rritjen e tarifave të vendosura nga disa vende, veçanërisht  nga SH.B.A.

Kjo me të vërtetë renditet në listën e zonjës Gopinath. Bankat qendrore tashmë kanë ndërmarrë hapa  të rëndësishëm për  ulje të normave të interesit dhe masa të tjera. Ajo i përshkruan këto lëvizje si shpenzim të” municionit të kufizuar” për të kompensuar gabimet e politikës.

Ajo paralajmëron se bankat qendrore mund të kenë mbetur pak kur ekonomia është në një pikë kritike. Ky është një shqetësim që ka lulëzuar për disa vjet para përshkallëzimit të fundit të tensioneve tregtare pasi bankat qendrore arritën në këto ide të reja pas krizës globale financiare.

Zonja Gopinath argumenton se kjo nuk mund të jetë “loja e vetme “. Qeveritë që mund ta përballojnë atë – ajo përmend Gjermaninë, veçanërisht – duhet të ulë taksat ose të rrisë shpenzimet dhe thotë se nëse gjërat keqësohen, mund të kërkohet një përgjigje e koordinuar ndërkombëtarisht përgjatë këtyre linjave.