MENU
klinika

Negociatat

‘Keqardhje për vendimin’, Austria premton mbështetje

23.10.2019 - 10:53

Austria e konsideron të paplotë Evropën pa Ballkanin dhe shpreh keqardhje për shtyrjen e negociatave mes BE, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Nga Shkodra ku mori pjesë në festën kombëtare të Austrisë, i ngarkuari me punë, i cili pas pak ditësh do të jetë ambasadori i ri i këtij shteti, Christian Steiner rikonfirmoi mbështetjen në rrugën e integrimit.

“Ministri i Jashtëm i Austrisë ishte në Tiranë dhe shprehu mbështetjen për hapjen e negociatave pa kushte me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Të dy vendet kanë hedhur hapa të rëndësishëm drejt integrimit dhe ne jemi të keqardhur që vendimi i shty. Austria shpreson sinqerisht për një ndryshim pozitiv në të ardhmen.

Ne besojmë se Evropa nuk është e plotë sa kohë vendet e Ballkanit Perëndimor nuk janë pjesë e Unionit.”

Mikpritësi i festes, konsulli i nderit Gjergj Leqejza falënderoi shtetin Austriak për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Shqipërisë, ku prezenca e tyre ndihet në disa fusha të rëndësishme të jetës ekonomike e sociale.

Prej vitesh festa e Austrisë Kremtohet në Shkodër, si një qytet urë lidhëse historike në marrëdhëniet mes dy vendeve.

“Takim kuqezi me shqiptarët e Britanisë“

Kryeministri Rama mesazh para turit me emigrantët në Londër

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin