MENU
klinika

Konflikti për kufijtë

‘Serbia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës’

18.09.2018 - 19:28

Serbia nuk mund të pranojë pavarësinë e Kosovës dhe është mirë që këtë ta kuptojë njëherë e mirë  edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi”. Kështu u shpreh sot në një konferencë për media në Beograd, ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë Ivica Daçiç.

Daçiç ngulmon që një problem i pazgjidhur për Kosovën, kërcënon të bllokojë perspektivën e zhvillimit të Beogradit dhe Prishtinës. 

Serbia nuk do ta njohë Kosovën dhe pastaj të vazhdojnë bisedimet. Kjo sigurisht nuk do të ndodhë”, ka thënë Daçiç, si një kundërpërgjigje ndaj deklaratës së Thaçit, i cili ka thënë se Serbia së  pari duhet të njohë Kosovën, pastaj të diskutohet demarkacioni për kufinjtë.

Kreu i diplomacisë serbe shtoi se, kur është fjala për ndryshimin e kufijve, parimi ndërkombëtar është: “të mos ndryshojmë kufijtë me forcë”.

Askush nuk ka ndërmend të ndryshojë kufijtë me forcë, do të ketë një marrëveshje apo nuk do të ketë”, theksoi ministri i jashtëm serb Daçiç.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Mesazhi i ambasadorit amerikan, Delawie

Kufijtë në Kosovë, reagon SHBA


Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat