MENU
klinika

Investime dhe asete fizike

Mbështetja për bizneset/ Çuçi apel fermerëve për programin e ri

23.10.2019 - 12:38

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Bledi Çuçi i bën thirrje të gjithë fermerëve të aplikojnë e të bëhen pjesë e programit IPARD.

Aplikimet për thirrjen e dytë për t’u bërë pjesë e programit IPARD do të nisin më 30 tetor e do të vazhdojnë deri më 16 dhjetor.


“Aplikoni pranë zyrave të AZHBR nga data 30 tetor deri më 16 dhjetor. Jepi biznesit tënd mbështetjen e duhur për t’u zhvilluar më shpejt e më mirë”, – thotë ministri Çuçi.

Mbështetja përmes këtij programi konsiston kryesisht në investime në asete fizike në fermat bujqësore, investime në aste fizike për përpunimin dhe tregtimin e produkteve bujqësore dhe të peshkimit dhe diversifikim të fermave dhe zhvillim të biznesit.