23.10.2019 - 12:58
Rreth 30 persona janë shoqëruar në qytetin e Elbasanit pas një aksioni blic të zhvilluar gjatë orëve të vona të natës.
Bëhet me dije se personat e shoqëruar janë frekuentues të lokaleve të natës dhe që lëviznin gjatë natës.
Ata do të merren në pyetje për lidhje që mund të kenë me grupe kriminale që veprojnë në Elbasan.
Deri më tani, mësohet se nuk është arrestuar asnjë person ndërsa, aksioni do të vazhdojë edhe në ditët në vijim.
Policia për këtë aksion është bazuar në listat që ka për personat e inkriminuar të qytetit të Elbasanit dhe bashkëpunëtorët e tyre i mban vazhdimisht nën hetim.