Policia shqiptare është mobilizuar për të ruajtur sigurinë në 1 vjetorin e vrasjes së Kostandinos Kacifas.
Bëhet me dije se duke nisur nga dita enjte në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës si edhe në gjithë zonën e Gjirokastrës do ketë forca të antiterrorist dhe forca të ndërhyrjes së shpejtë.
Gjithashtu edhe nga drejtoria vendore e policisë së Gjirokastrës po merren masa të shtuara për të mos pasur incidente.
Gjithashtu mësohet se ka pasur një bashkëpunim edhe me forcat doganore greke për të mos lejuar kalimin e asnjë personi me rrezikshmëri apo ekstremist të shpallur non grata.
Ekstremisti grek Babis Karathanos i shpallur non grata në Shqipëri i ka bërë ftesë shoqatave të Vorioepirit për të marrë pjesë në memorialin vjetor të Kostandin Katsifas në Vouliarats.
Memoriali vjetor për Kacifas do të mbahet në 26 tetor në vendlindjen e tij, në Kishën e Shën Athanasius në orën 09:00.