MENU
klinika

Më pranë qeverisjes

Refuzoi negociatat, Holanda firmos paktin me Shqipërinë

23.10.2019 - 13:37

Në Tiranë u nënshkrua memorandumi i bashkëpunimit mes Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, si dhe ambasadores së Holandës, Guusje Korthals Altes për projektin për garantimin e integritetit në kuadër të mirëqeverisjes.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku u shpreh ky memorandum i hap rrugën realizimit të një projekti pilot që synon promovimin e garantimit të integritetit dhe ndjekjes së praktikave më të mira ndërkombëtare të mirëqeverisjes në sektorin publik dhe në proceset dhe praktikat e brendshme të ministrisë veçanërisht.

Projekti financohet nga ambasada holandeze në Shqipëri.

“Ky projekt mbart një rëndësi të veçantë për MIE, si një institucion publik që harton e zbaton projekte me ndikim kombëtar e strategjik dhe që administron një pjesë të konsiderueshme të buxhetit publik”, u shpreh Balluku.

Qëllimi i projektit, theksoi ndër të tjera ministrja Balluku, është të sigurojë një pasqyrë të plotë të gjendjes aktuale, të politikave ekzistuese dhe procedurave të llogaridhënies dhe garantimit të integritetit të ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe të përafrojë ndërhyrje te sugjeruara me shembuj më të mirë kombëtar e ndërkombëtar.

“Është një projekt që mbështet dhe ngreh indikatorët matës të qeverisjes dhe përmes këtij projekti ne do të kemi matshmëri të të gjitha proceseve administrative dhe se sa janë në përshtatshmëri me integritetin dhe etikën profesionale që kërkohet në administratën publike”, deklaroi Balluku.