MENU
klinika

Çfarë thoshte veziri shqiptar?

Jam osman, nuk punoj për Shqipërinë!

23.10.2019 - 07:22

Mbështetësit e idesë që shqiptarët kishin rol të ndjeshëm në fatet e Perandorisë Osmane përmendin faktin se një dyzinë vezirësh perandorakë dhe mbajtës ofiqesh të larta ishin me prejardhje shqiptare.

Kjo linjë revizioniste që përpiqet të krijojë një imazh opulent për pushtimin osman, siç thotë edhe historiani Oliver Schmitt, cytet jo pak edhe nga politika, shkruan Konica.al.

Tri vite më parë, shtëpia botuese nga Stambolli «Klasik» nxori librin monografik «Avlonyalı Ferid Paşa: bir ömür devlet» (Vlonjati Ferit Pasha: një jetë për shtet), me autor Abulhamit Kirmizi.

Në të, profesori nga «Istanbul Sehir University» sjell profilin e një prej burrështetasve më të njohur të perandorisë në fund të regjimit hamidist.

I argasur me një përvojë 45 vjeçare në administratën e shtetit osman, Mehmet Ferit Pasha (1851-1914) ishte me prejardhje shqiptare.

Çifligari janiniot që ngjiti shkallët e karrierës

I lindur më 1851 në Janinë, të parët e Feritit nga ana e nënës vinin nga familja e Ali Pashë Tepelenës.

Falë shkollimit në Janinë, Feriti do të zinte shpejt arabishten, frëngjishten, italishten dhe greqishten.

Ylli i karrierës së tij do të shndriste në vitin 1898, kur u emërua si guvernator i Konias.

Siç e përshkruan Kirmizi në librin e tij, ndonëse babai i tij dhe disa kushërinj ishin anëtarë të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ai nuk u shkëput dot nga ideja e osmanizmit.

Edhe pse kishte zgjuar dyshimin e sulltan Abdyl Hamidit për ide nacionaliste, Feriti shpejt do t’i përshtatej ideologjisë zyrtare.

‘Nuk punoj për Shqipërinë’
Gjatë kohës sa shërbeu si vezir i madh i Perandorisë Osmane, në vitet vendimtare 1903-1908, kërkesat politike të shqiptarëve për ruajtjen e tërësisë tokësore të Shqipërisë do të bëheshin gjithnjë e më të huaja për të.

Në një rast, Feriti vanitoz kishte thënë:

«Ben bir Osmanlı devlet adamıyım, hayatımı kaderimi bu devlete bağladım. Arnavutluk’ta çalışmam!»

«Unë jam burrështetas osman, e gjitha jeta ime është e lidhur për këtë shtet. Unë nuk punoj për Shqipërinë!».

Konflikti me Ismail Qemalin
Dokumentet e kohës tregojnë se raportet e Ismail Qemalit dhe Ferid Pashës, ndonëse ishin kushërinj mes vete, karakterizoheshin me mospajtime të ashpra.

Në në rast, veziri Ferit Pasha kishte thënë për Ismailin se ai «ka hyrë në botën e errët të ateizmit».

I njëjti kishte kundërshtuar rreptë zgjedhjen e Ismail Qemalit deputet në parlamentin e ri osman. /konica.al/

© Salih Mehmeti | Konica.al

Burimet:
Abdulhamit Kırmızı, Avlonyalı Ferid Paşa: bir ömür devlet, Klasik, 2014.
Koli Xoxi, Ismail Qemali: jeta dhe vepra, Shtëpia Botuese “8 Nentori”, 1983
Ismail Qemali: përmbledhje dokumentesh, 1888-1919, Shtëpia Botuese “8 Nëntori”, 1982.

Një dhuratë e kinemasë tonë nostalgjike për të gjithë brezat

Restaurohet filmi “Kthimi i Ushtrisë së Vdekur”

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen