23.10.2019 - 17:39
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar 1,267 litra pije alkoolike (raki, verë dhe konjak) në tre dyqane në Elbasan, për të cilat janë marrë mostrat dhe do të kryhen analizat.
Mësohet se ditën e sotme AKU ka kryer 26 kontrolle në biznesët që tregtojnë produkte me origjinë shtazore, jo shtazore dhe produktet e mbrojtjes së bimëve, nga ku janë vendosur 2 masa administrative “Paralajmërim” dhe është lënë detyra e korrigjimit të mangësive të konstatuara gjatë kontrolleve të kryera.
Shkak për marrjen e këtyre masave ka qenë mungesa e analizave të ulit e librezave shëndetësore të punonjësve.
Ndërkohë janë marrë 6 mostra për kryerjen e analizave laboratorike.