Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev sot deklaroi se ai sërish do të kandidojë për kryeministër në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen me 12 prill të vitit të ardhshëm.
“Sigurisht unë do të udhëheq fushatën, unë do të jem kandidat për kryeminister, sigurisht këtë do të duhet ta vendosin edhe organet e partisë dhe të koalicionit, por unë do të jem kandidat”-pohoi Zaev, raporton Alsat.
Maqedonia shkon në zgjedhje të parakohshme pasi nuk u hapën negociatat.
Një ditë pas Samitit të BE-së, Zaev deklaroi se pavarësisht se Maqedonia e Veriut i kreu të gjitha detyrimet e saj, nuk u mor një përgjigje pozitive dhe se për këtë mban përgjegjësi të plotë.
Zaev ka qenë një nga mbështetësit kryesor të referendumit të 30 shtatorit 2018 mbi emrin e ri të Maqedonisë, sipas së cilës do të arrihej integrimi në Bashkimin Europian. Në mungesë të negociatave, ai dërgoi vendin në zgjedhje të reja.