Ashtu si edhe një vit më parë, në Shqipëri do të mbahet forumi i biznesit mes Shqipërisë dhe Rumanisë mbështetur nga Ambasada rumune në Tiranë.
Ky forum do të nis në orën 15:00 dhe do të vazhdojë deri në orën 17:00, ku të pranishmit do të diskutojnë rreth prespektivave për bashkëpunim dhe zhvillim të ekonomisë së dy vendeve.
Fjalën hapëse të këtij takimi do ta mbajë Ambasadori i Rumanisë në Shqipëri, Mircea Perpelea. Më pas do të vijojë me fjalën përshëndetëse të Mihai Andritoiu, Presidenti AFPICE, Konsulli i Nderit i Mbretërisë së Kamboxhias në Rumani dhe Presidentit Nderi të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Rumani – Shqipëri.
Po ashtu në këtë forum biznesi do të mbajnë fjalën e tyre dy Presidentët e Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë të dy vendeve.
Më pas në forum do të prezantohet Valcea Country të prodhuesve të mëdhenj të Rumanisë nga Dan Dragomir, nënkryetar i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Valcës. Takimi do të mbyllet me diskutime Pyetje&Përgjigje dhe më pas takimi ‘B2B’.
Në nëntor të një viti më parë Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë në bashkëpunim me Dhomen e Tregtisë dhe Industrisë rumune dhe ambasadën rumune në Tiranë, organizuan Forumin e biznesit Shqipëri-Rumani, ku u diskutuan mundësitë e bashkëpunimit në disa sektorë të energjisë, agrobiznesit, turizmit dhe industrisë.